Mediat spanjolle raportojnë se Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid pas përfundimit të këtij sezoni.
Cristiano Ronaldo ka këshilluar menaxherin e tij, Jorge Mendes t’i fillojë bisedimet me Paris Saint-Germain.
Mediat spanjolle raportojnë se portugezi dëshiron të largohet nga Real Madrid pas përfundimit të këtij sezoni. Nëse nuk i plotësohet kërkesa për rritje të pagës, Ronaldo do të kërkojë një klub të ri.
Paris Saint-Germain ka shfaqur haptas interesimin për blerjen e ish yllit të Manchester United.