• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FOTO/ Ministrja Xhaçka pritet nga sekretari amerikan i Mbrojtjes: Shqipëria aleat i denjë, godet më fortë se pesha e saj
Home
Shqipëri

FOTO/ Ministrja Xhaçka pritet nga sekretari amerikan i Mbrojtjes: Shqipëria aleat i denjë, godet më fortë se pesha e saj

18 April, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Washington – Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO-s dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, gjatë vizitës së saj zyrtare në SHBA u prit nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.

“Shqipëria ka treguar se madhësia e saj gjeografike ka shumë më pak rëndësi, se sa angazhimi i saj në Aleancë. Si një aleate e vendosur, Shqipëria godet më fort se sa pesha e saj”, deklaroi sekretari Mattis në nisje të takimit mes dy delegacioneve.

Ai falenderoi Shqipërinë për angazhimin në NATO dhe përfshirjen në të gjitha operacionet e Aleancës.

“Ju jeni aleati ynë jo vetëm në uniformë por në të gjitha aspektet e për këtë do të keni gjithmonë ndihmën tonë”, vijoi më tej sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Ministrja Xhaçka, në emër të Qeverisë Shqiptare falenderoi sekretarin Mattis për mbështetjen e pazëvendësueshme dhe të madhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për Forcat tona të Armatosura për misionet dhe operacionet, mundësitë e arsimit, stërvitjen dhe stërvitjet për personelin tonë ushtarak; ndihmën e zhvillimit të aftësive të cilat kanë qenë të gjitha të rëndësishme për të përgatitur ushtritë tona për sfidat që paraqesin mjedisin e sotëm të sigurisë.

“Ne besojmë se projektimi i stabilitetit është vendimtar për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe demokracinë.
Ballkani Perëndimor është një rajon i orientuar nga perëndimi. Ne ndajmë dhe mbrojmë parime dhe vlera të njëjta ndaj mirëpresim forcimin e partneritetit tonë strategjik.
”, nënvizoi ministrja Xhaçka.

Më tej, ministrja e Mbrojtjes u sugjeroi zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, një prani e SHBA-ve ose e NATO-s mund të ishte një demonstrim i qartë se ky rajon nuk është harruar nga aleatët.

“Ju ftojmë ta konsideroni me dashamirësi Shqipërinë si një vend kontakti në rajon. Ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar në rajon dhe do të luajmë padyshim një rol konstruktiv për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në zonën tonë. Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek ne. Ne besojmë se është koha për të parë një gjurmë në Shqipëri. Një prani e SHBA-së ose e NATO-s në Shqipëri është një demonstrim i qartë se kjo zonë nuk harrohet nga aleatët tanë. Në funksion të këtij projekti, ne jemi të gatshëm të vëmë në dispozicion bazat tona detare/kapacitetet tona tokësore/ajrore/detare, në mënyrë bilaterale me SHBA ose në kuadrin e NATO-s. Në të njëjtën kohë dëshirojmë të shohim një rritje të prezencës së industrisë së mbrojtjes amerikane në Shqipëri. Në këtë drejtim, ne do të vlerësojmë mbështetjen dhe rolin tuaj për të promovuar këtë angazhim”, tha ministrja Xhaçka.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis mirëpriti propozimin për ta parë Shqipërinë si një footprint për NATO-n në rajon dhe vlerësoi se ky propozim vjen në momentin e duhur nga një vend që ka treguar jo vetëm me shifra por edhe me angazhime se është një aleat i denjë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IVA TIÇO/ Ç’na duhet vettingu për Berishën? Mbaron punë Armina
Previous article "T'ia lajë këmbët me flori Sali Berishës, e turp e jazëk i qoftë po mos e bënte..."

Redaktor2

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT