Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mesditë në kryeqytet, ku një makinë ka përplasur një motor.
Nga aksidenti mësohet se ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në unazë, panë Kishës Katolike. Ndërkohë, personi i plagosur është përplasur nga makina me targë AA 163 NC. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe pritet të zbardhë shkaqet e aksidentit.