Ky qe shihni ne foton me poshte eshte Fatmir Meço, punonjësi i Patrullës në Komisariatin e Policisë së Durrësit, i cili u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve në Policinë e Durrësit pas nje hetimit disa mujor me metoda speciale, perfshire edhe pergjimet.
Nga ky hetim rezultoi se efektivi i Komisariatit të Durrësit bashkëpunonte me Fitim Selacin dhe dy personat e shpallur në kërkim, për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Fatmir Meço duke shfrytëzuar pozicionin e tij, u garantonte pjesëtarëve të grupit lehtësi në mbajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në disa raste, dyshohet se ky punonjës policie ka transportuar dhe shpërndarë edhe vetë lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në banesë atij iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kanabis, si dhe një presë për paketimin e lëndës naroktike.