• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dua të vdes dhe unë…të fshij lotët e emoji-ve në statuset për mua
Home
Blog

Dua të vdes dhe unë…të fshij lotët e emoji-ve në statuset për mua

31 October, 2017 orgesazhuri Blog

Nga Ida Nurçe

Nuk kam lajthitur, jo. Jo aq shumë.

Dua të vdes, të iki për ca momente dhe e gjithë bota le ta marrë vesh që kam vdekur! Të shpërndahet lajmi anembanë!

Ta degjojë i madh e i vogël!

Dua ta degjoj edhe unë lajmin për vdekjen time!

Dhe pasi ta lexoj nepër portale, ta degjoj në radio e ta shoh në televizor, të ulem, të ndez telefonin, të hap facebook-un dhe të lexoj të gjithë statuset që mbajnë emrin tim.

Dua t’i lexoj një për një! Edhe ata që nuk i kam miq në facebook, ju lutem m’i bëni tag!

Dua të lexoj të gjithë mallëngjimin dhe dashurinë që ata do shprehin, kur une të kem vdekur!

Dua t’i lexoj, ashtu në heshtje në një dhomë me oxhak të ndezur, larg në një majë mali, ku këmba e njeriut nuk shkel dot, veç meje!

Dhe që atje, të ndjej dhimbjen, mallin dhe dashurinë e njerëzve, që nuk po e ndjej dot sa jam gjallë!

Dua të ndjej aromën e gjithë luleve, që do nxjerrin nga tastiera e celualarit!

Dua të fshij lotët e të gjithë emoj-eve, që do shkruajnë në fund të statusit!

Dua t’i grumbulloj të gjitha!

Dua edhe dashurinë e madhe të atyre qe njoha dhe të atyre që nuk i njoha, por që u jam dhimbsur pas vdekjes!

Ndaj dua të vdes dhe të ngjallem serish!

Të shkoj t’jua kërkoj dashurinë, këtyre që vuajnë për ikjen time!

T’ju them të më duan sa jam gjallë dhe sa arrij ta kuptoj këtë ndjenjë, jo kur të mos kem mundësi as të lexoj fjalët e tyre.

Dua të vdes, që t’ju kujtoj që jam gjallë!

Dua të vdes që t’i njoh të gjithë dhe ndoshta një arsye e fortë është edhe që dua ta mbush shpirtin me pak dashuri në keto dite të ftohta vjeshte; dashuri që vetëm vdekja ta dhuroka!

Ahh sa dua të vdes!

  • Tags
  • ida nurce
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article META kundërshton PD-në/ Shkarkimin e Visho Ajazit nuk e kërkoi Rama
Previous article FOTO/ Ky është Fatmir Meço, polici i arrestuar në Durrës për lidhje me grupet e narko-trafikantëve

orgesazhuri

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT