Para se të merrte pjesë në seancën e sotme të Kuvndit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është fotografuar në një nga hotelet më në zë në vend me zëdhënësin për Europën në grupin parlamentar të CSU në Bundestagun gjerman, Florian Hahn.
Për takimin ka reaguar edhe vetë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila pranon se ka folur për negociatat, jo për politikën, por për shqiptarët.
Kujtojmë që Florian Hahn mbërriti të mërkurën në Tiranë. Ai është takuar me kryetarin e opozitës Lulzim Basha, kryeministrin Edi Rama, ish ministren Majlinda Bregu, e zgjedhur në krye të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, si dhe me anëtarët e organeve të vettingut.



