Policia e Caserta, ka arrestuar një shtetas shqiptar në një fast-food teksa ishte duke ngrënë sanduic, sipas mediave italiane. Bëhet fjalë për 29 vjecarin Artur Gega, mbi të cilin ishte lëshuar një urdhër arresti nga gjykata e Chieti, me kërkesë të Prokurorisë, për vjedhje me pasoja të rënda më shumë se një herë.
Në te tjera aksione policia italiane ka arrestuar dhe tre shqiptar të tjerë të cilët të gjithë akuzohen për vjedhje me pasoja të rëndë. Sipas mediave italiane Artur Gega, është plagosur disa kohë më parë në Itali. Arturi ishte pa leje qëndrimi.
Në një deklaratë të prokurorisë Italiane thuhet se në 3 nëntor, pas një vjedhjes së një shtëpie në një fermë në Ortona, skuadra Flying i Chieti kapur katër shtetas shqiptarë, duke përfshirë edhe të lartpërmendurin Artur Gega. Në momentin e arrestimit i është gjetur një sasi e madhe me objekte të çmuara, rreth 2.000 euro. Në lidhje me këtë krim, Prokuroria kishte kërkuar zbatimin e masës arrest në burg për Ervis Osmani, lindur në Bulqizë, Alfons Bushi lindur në Shkodër dhe një shqiptar tjetër që emri i tij nuk bëhet i ditur.




