Qyteti i Kukës është gdhirë i zbardhur nga dëbora ditën e sotme, ndërsa temperaturat kanë pësuar ulje të ndjeshme.
Pavarësisht kësaj situate “Rruga e Kombit” është e qarkullueshme pa zinxhirë.
Në terren për pastrimin e dhe hedhjen e kripës kanë dalë 10 borëpastruese. Rrugët nacionale janë të qarkullueshme, ndërsa në rrugët rurale qarkullimi i makinave mund të kryhet vetëm me mjete dimërore.









