Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj u shpall nënkampione bote në peshëngritje për femra, në stilin e shkëputjes për peshat 69 kg. Romela ngriti 107 kg, duke lënë pas vetes të gjitha rivalet e saj. Por në fund Begaj numëroi 257 kg të ngritura gjithësej. Për këtë ajo mori medalje ari në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që zhvillohet në ShBA.
Në provën e parë, Begaj ngriti 103 kg, më pas 105 dhe në provën finale 107 kg. Ky është një sukses shumë i madh si për vetë Romelën, por edhe për ne të gjithë si komb. E gëzuar, plot emocione priti edhe momentin e triumfit.
Kampionati i formatit botëror për sportin individual të peshëngritjes po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë vit në ShBA vendi ynë përfaqësohet nga sportistët Erkand Qerimaj, Romela Begaj, dhe sportisti Briken Calja. Ky i fundit ka pësuar një moment dobësie pas daljes në tribunë.
Mësohet se është dërguar menjëherë në urgjencën e sportistëve, gjithashtu Calja arriti vendin e katërt në rang botëror duke mos marrë një vend në podium vetëm për 1 kilogram./ Përgatiti: AlpeNews.al

Momente nga ngritja e peshave


