• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FOTO/ Krishtlindjet dhe Viti i Ri i politikanëve, mes dhuratave të shtrenjta dhe fotove në kishë
Home
Sociale

FOTO/ Krishtlindjet dhe Viti i Ri i politikanëve, mes dhuratave të shtrenjta dhe fotove në kishë

31 December, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Më 25 dhjetor, besimtarët e krishterë, zakonisht, preferojnë të shkojnë në meshë. Për ta është ditë e rëndësishme, dita e Lindjes së Krishtit. Siç dihet, deputeti Tom Doshi është besimtar katolik.

Ai është parë në Katedralen Katolike në Tiranë, në orët e para të datës 25 dhjetor. Bashkë me të dhe familjen e tij ishte edhe familja e të ndjerit Dritan Prifti, bashkëshortja dhe fëmijët.

Siç dihet, Dritani dhe Toma kishin një miqësi mjaft të fortë me njëri-tjetrin. Madje, në një periudhë ata patën filluar të bëjnë edhe biznes me njëri-tjetrin. Më pas, Dritanit i filluan problemet shëndetësore, të cilat nuk arriti t’i tejkalojë. Ai ndërroi jetë pak muaj më parë, pa mbushur 50 vjeç.

Monika, selfie në kishë me vajzat

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është një besimtare, e cila nuk mungon sidomos në festat fetare, në meshat e organizuara me këtë rast. Ajo ishte e shoqëruar nga dy vajzat e saj dhe nuk e humbi rastin pa bërë një selfie në ditën e shënuar të Lindjes së Krishtit, brenda në kishë.

Rudina Hajdari preferon të dhurojë lule në prag festash

Vajza e të ndjerit Azem Hajdari, njëkohë- sisht edhe deputete e re në këtë legjislacion, Rudina Hajdari, ka qenë një risi interesante në politikën shqiptare.

E larguar prej vitesh në SHBA, aty ku ka bërë shkollën dhe ka krijuar familjen e saj, Rudina rikthehet në Shqipëri për të bërë atë, që la në mes babai i saj, deytyrën e të zgjedhurës së popullit si pjesë e Partisë Demokratike. Rudina, këto ditë ku të gjithë mendojnë për dhurata, është parë teksa blinte lule te një tregtar në anë të rrugës. Nuk dihet nëse i ka për vete apo dhuratë për dikë.

Mesila Doda zgjedh dhurata të shtrenjta

Ish-deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, është parë këto ditë në një nga dyqanet e shtrenjta të zonës së ish-Bllokut, aty ku blihen aksesorë të markave. Ajo doli nga dyqani me diçka në dorë, e cila mund të jetë dhuratë për ndonjë familjar apo mik ose mikeshë, por nuk përjashtohet mundësia të ketë blerë edhe diçka për vete.

Gjithashtu, ajo, që bie në sy është edhe veshja e Mesilës. Ajo, si gjithmonë, kurohet në detaje për veshjen e saj, ndërkohë që kësaj here ishte në sinkron me ngjyrat e festave, të cilat i shkonin shumë.

Ditë tensioni për Aqif Rakipin, ja kush i bën shoqëri

Siç kemi mësuar nga media, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar KQZ-së heqjen e imunitetit të deputetit të PDIUsë, Aqif Rakipi. Këto ditë ai është parë në shoqërinë e emrave të njohur.

Astrit Patozi dhe Keltis Kruja u panë në kafe me të. Më pas, ai u pa tek bisedonte me biznesmenin e njohur Gaz Demi. Më 3 janar vendoset fati i mandatit të Rakipit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Festat e fundvitit, dyndje masive në kufi, ja sa shqiptarë u kthyen në atdhe
Previous article I dogjën makinën, flet Drejtori i Shërbimit të Provës në Vlorë. Ka një ftesë për policinë

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve Aktualitet

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT