• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Festat e fundvitit, dyndje masive në kufi, ja sa shqiptarë u kthyen në atdhe
Home
Sociale

Festat e fundvitit, dyndje masive në kufi, ja sa shqiptarë u kthyen në atdhe

31 December, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar, Strukturat e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në kuadër të festave të fundvitit janë angazhuar maksimalisht për të përballuar fluksin e hyrje -daljeve , duke marrë një sërë masash shtesë.

Në këtë kuadër janë marrë masa në burime njerëzore ashtu edhe në infrastrukturë, ku janë shtuar sportelet në hyrje dhe në dalje, me qëllim, krijimin e lehtësirave ligjore duke eliminuar radhët e gjata, si dhe për t’u ofruar një shërbim cilësor, të kulturuar e në kohë të gjithë shtetasve shqiptarë e të huaj që qarkullojnë nëpëmjet këtyre pikave të kalimit kufitar.

Është marrë kontakt dhe është dakordësuar që edhe homologët të shtojnë burimet njerëzore dhe sportelet me qëllim që lëvizja të jetë e njëtrajtshme, duke eliminuar radhët e gjata.

Prej datës 24.12.2017 deri më datën 31.12.2017 nga të gjitha pikat e kalimit kufitar ka pasur fluks të shtuar në hyrje dhe lëvizje normale në dalje konkretisht:

Kanë hyrë 241 546 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 67 971 mjete.

Kanë dalë 185 460 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 56 257 mjete.

Gjithashtu, po gjatë kësaj periudhe kanë hyrë në vendin tonë edhe 23 981 turistë të huaj nga vende të ndryshme, të organizuar në grupe dhe shoqata , me destinacione të ndryshme në vendin tonë.

Departamenti për Kufirin dhe Migracionin ka marrë një sërë masash edhe në drejtim të performancës së punonjësve të Policisë Kufitare, me qëllim që punonjësit e Policisë t’ju shërbejnë me kulturë dhe në kohë reale qytetarëve që qarkullojnë në të dyja anët e kufirit.

Në dispozicion të qytetarëve janë vendosur dhe afishuar numrat pa pagesë 112, 129 dhe 0800 90 90 për të denoncuar çdo rast abuzimi me detyrën nga ana e punonjësve të policisë.

Po në kuadër të masave, Policia Kufitare ka shtuar prezencën policore edhe në patrullim në kufirin e jeshil dhe atë blu, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil apo atij blu.

Po bashkëpunohet dhe po shkëmbehet informacion në kohë reale me homologët Italianë, Grekë, Maqedonas, Malazezë e të Kosovës, për të parandaluar dhe goditur në kohë çdo tentative për trafiqe të paligjshme, apo për çdo veprimtari kriminale që mund të shfaqet duke përfituar edhe nga fluksi.

Gjatë mbrëmjes së djeshme si rezultat i bashkëpunimit mjaft efikas të Policisë Kufitare me Policinë Italiane është finalizuar një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë. Policia Kufitare duke ju uruar Gëzuar Vitin e Ri 2018, mirësi e begati në familjet tuaja, siguron se shërbimi i Policisë Kufitare do jetë akoma më cilësor gjatë vitit që presim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjelat e detit mbeten pa shitur në Peqin, fermerët: Janë futur pula nga Greqia
Previous article FOTO/ Krishtlindjet dhe Viti i Ri i politikanëve, mes dhuratave të shtrenjta dhe fotove në kishë

k.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT