• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FOTO/ Flamuri shqiptar në kupolën e Atomiumit, ja shqiptari në Belgjikë që e mundësoi…
Home
Sociale

FOTO/ Flamuri shqiptar në kupolën e Atomiumit, ja shqiptari në Belgjikë që e mundësoi…

29 November, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në rastin e 28 nëntorit, festës së flamurit, Komuniteti shqiptar i Belgjikës ka arritur një sukses të ri, përmes deputetit të Brukselit, Ahmet Gjanaj, që të valvavitet flamuri kombëtar sipër simbolit të Belgjikës, Atomiumi.

Që kur është bërë deputet i rajonit të Brukselit, Ahmet Gjanaj, ka ndërmarrë disa veprime për të thyer paragjykimet ndaj shqiptarëve, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan dhe për të vënë në dukje vlerat e bukura të këtij kombi. Për të treguar se sa mirë janë të integruar shqiptarët në shoqërinë belge dhe evropiane dhe për të përfshirë komunitetin shqiptar në evente të natyrës demonstrative për vlerat që mbart ky popull dhe që të ndjehet krenar për to, deputeti shqiptar po shfrytëzon të gjithë kontaktet dhe ndikimin e tij politik.

NE FOTO: Deputeti shqiptar i rajonit të Brukselit, Ahmet Gjana

Në datat e rëndësishme për kombin, në veçanti për 28 nëntorin,  Ahmet Gjanaj është përpjekur që të “ kapen” simbolet e Belgjikës për të festuar. Filloi me 100 vjetorin e pavarësisë më 2012 ku u arrit që të festohet vetëm 100 metra larg nga qendra historike e Brukselit. Pastaj, më 28 nëntor 2015, ai arriti që t’i kërkoi kryetarit aktual të Bashkisë së Brukselit që Manneken-Pis, simboli i Brukselit, të vishej me një ndër kostumet kombëtare dhe u festua me komunitetin shqiptar në “Grand Place” në zemër të Brukselit. Sivjet, arritjet e deputetit Ahmet Gjanaj janë rritur shumë pasi në tetor, është mbajtur një seancë e posaçme të parlamentit të rajonit të Brukselit ku është folur për një marrëveshje bashkpunimi ndërmjet komunave të Brukselit dhe komunat e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Kurse nën inisiativën e tij, Tirana është e ftuar e nderit e panairit të madh 5 javor me mbi 2 miljonë vizitorësh nga e gjithë Evropës “Kënaqësitë e dimrit” dhe për festën e flamurit, ka arritur që të valvitet flamuri kombëtar mbi Atomium-in, simbolin e Belgjikës.

Është mbajtur një koncert i madh poshtë Atomium-it i hapur për të gjithë ku komuniteti shqiptar ka festuar me dinjitet festën e flamurit.  Është një vit i jashtzakonshëm për komunitetin shqiptar i Belgjikës i cili përforcon imazhin e një populli dinjitoz duke ripërsëritur skenat e bukura të turneut Euro 2016.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I dënuan me vdekje të atin, poetja shqiptare rrënqeth publikun në Itali: S’ka një varr ku t’i çoj lule...
Previous article Tirana-Vllaznia/ ‘Bardheblutë’ në avantazh, inkursioni i Ngo finalizohet nga Greca

k.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës Aktualitet

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

U BLLOKUAN NË LUMIN DRIN I ZI/ Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë Aktualitet

U BLLOKUAN NË LUMIN DRIN I ZI/ Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT