• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FOTO, FILMIME DHE PËRGJIME…”/ Si do realizohen vëzhgimet sekrete sipas projektligjit të ri për anti-KÇK
Home
Breaking News

“FOTO, FILMIME DHE PËRGJIME…”/ Si do realizohen vëzhgimet sekrete sipas projektligjit të ri për anti-KÇK

25 November, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot projekt ligjin special kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që ai i ka etiketuar prej disa kohësh si organizata kriminale e KÇK.

“Panorama” zbardh nenet se si parashikohet të funksionojnë përgjimet parandaluese ambientale dhe përdorimi i pajisjeve të lokalizimit.

Në projektligjin e ri thuhet se policia mund të kryhen përgjime ambientale me lejen e prokurorit vetëm për rastet kur do të survejojën ambientet private, ndërsa në ambientet publike mjafton një miratimi i strukturave të policisë.

Neni 35 i projektligjit “anti-KÇK” parashikon që do jenë strukturat e Policisë së Shtetit ato që do të kryejnë përgjime ambientale në ambiente private dhe për këtë autorizimin do ta marrin nga drejtuesi i Prokurorisë përkatëse.

Ne piken 2 te nenit 35, parashikohet qe për përgjimet ambient ale ne vende publike, kur çështja ndiqet nga strukturat qendrore, miratimi për këto përgjime jepet nga drejtuesi i strukturës përkatëse qendrore te Policisë.

Ndërsa procedura standarde e punës për realizimin e këtyre përgjimeve do të përcaktohet nga Drejtori i Përgjithshëm e Policisë së Shtetit.

Vëzhgimet sekrete

Në nenin 38 të ligjit është vendosur një paragraf i veçantë për “vëzhgimet sekrete”. Në këtë nen parashikohet përdorimi i mjeteve optike, filmimeve, fotografimeve dhe pajisjeve të tjera teknike, të cialt do të përdoren me urdhrin e drejtorit të policisë vendore.

“Në nenin 38 të projektligjit, për vëzhgimit sekrete, në pikën 1 thuhet : “Strukturat e Policisë së Shtetit kryejnë vëzhgime sekrete të subjekteve të veprave penale të parashikuara në këtë ligj, fizikisht dhe nëpërmjet përdorimit të mjeteve optike, filmime, fotografime e pajisje të tjera teknike.

Në pikën 2 të këtij neni thuhet se: “vëzhgimet sekrete autorizohen nga drejtuesi i strukturës vendore të policisë dhe strukturat qendrore të policisë kriminale”.

Përgjimet telefonike

Në nenin 33 të pr/ligjit, për përgjimet telefonike, parashikohet se policia do të kryejë përgjim parandalues të telekomunikimeve kur prej tyre administrohen indicie për kryerje të veprave penale që parashikohen në objektin e këtij ligji dhe autorizimi do të jepet nga drejtuesi i prokurorisë mbi bazën e kërkesës së bërë nga struktura e policisë.

“Të gjitha përgjimet duhet t’i përcillen Prokurorit i cili ka autorizuar veprimet e përgjimit dhe gëzon të drejtën e asgjësimit të tyre qoftë edhe pjesor. /panorama/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKROI GJYQTARIN ME GRUSHTE/ Përjashtohet përjetë basketbollisti Bruno Deliu (VIDEO)
Previous article ''SUPERSTAR PO, NUSE PËR SHPI PO''/ Enca gatoi petulla por ka një ''hall të madh'' (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT