Mësuesja apo mësuesi është padyshim një nga personat që shënjon gjatë në jetën e çdo nxënësi apo studenti.
Kështu duket të ketë ndodhur edhe me nxënësit e klasës së gjashtë, në shkollën 9-vjeçare të Peqinit, “Demir Godelli”.
Teksa përshkon korridoret e kësaj shkolle, të bie menjëherë në sy kjo kornizë tejet interesante me dedikimin që çdo mësuese do e dëshironte.
“Mësuese e dashur,
Secila fjalë që flisni ju për ne është mësim, secili hap që hidhni ju, për ne është një shembull i mirë”.
/AlpeNews.al



