Policia ka arrestuar ditën e sotme shtetasin ENKELED SAMETI, 39 vjeç, banues në qytetin e Korçës. 39 vjeçari ka rënë në prangat e policisë pasi në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë psikologjike ndaj babit të tij e së fundmi edhe dhunë fizike.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Enkeled Sameti, 39 vjeç, banues në fshatin Belorta.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se më datë 11.03.2018, ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij shtetasit E.S, 66 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/4 të Kodit Penal.



