“Cikloni Bombë’ ka mbërthyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në disa prej tyre është aq e ftohtë, sa pikat e ujit në ajër kristalizohen në akull para se të bien në tokë, shkruajnë mediat amerikane.
Moti i ftohtë ka përfshirë vendin, pas stuhive të borës, që ka shkaktuar ndryshime meteorologjike, duke përfshirë edhe “ciklonet bombë “, kurse shteti i Floridës pas tre dekadave është mbuluar nga bora.
Deri më tani 17 persona kanë humbur jetën si pasojë dhe rreth 4000 fluturime u anuluan të enjten ndërsa dëbora mbuloi shumë qytete në veri lindje të SHBA-së dhe Kanadasë lindore.




Stuhia parashikohet të vazhdojë të godasë Amerikën Veriore lindore gjatë fundjavës ndërsa temperaturat do ulen edhe më tepër. Ekspertët paralajmërojnë se shumë zona të SHBA-së mund të regjistrojnë temperaturat e tyre më të ulëta ndonjëherë në fundjavë.
Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA bëri të ditur se reshjet e dendura të dëborës do të përhapen në veri, në Neë Hampshire dhe në pjesën jugore dhe qendrore që herët të premten.






