Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar në llogarinë e saj në Facebook një fotomontazh ku shfaqet ambasadori Donald Lu dhe ylli i muzikës, Elvis Presli.
“A e gjeni dot sa ka paguar ky person për të bërë një foto me Ambasadorin Lu”, shkruher në postim.
Megjithëse nuk specifikohet se kujt i adresohet ky postim është e qarte se Donald Lu ka dashur të japë mesazh për klasën politike.
Disa portale shkruajnë se kjo është një përgjigje ndaj spekulimeve në rrjetet sociale se ambasadori Lu ka marrë 200 mijë Euro për të bërë një foto me kryebashkiakun socialist të Laçit me qëllim pastrimin e emrit të tij.
Të tjerë kanë postuar një foto të politikanit socialist, Arben Ndoka me ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Arben Ndoka është një emër i lakuar nga Donald Lu për lidhje me krimin.
Vizion Plus shkruan se: “Këtë hërë diplomati ka përdorur ironinë duke pasur parasysh faktin se politikanë të lartë përpiqen gjithnjë te theksojnë pro-amerikanizmin e tyre duke përdorur kompanitë lobuese dhe shuma të mëdha parash për të siguruar një foto me Presidentin Donald Trump”.





