Mesditën e djeshme në rrugën e pazarit, Qytet i Vjetër Bulqizë, si pasojë e një konflikti për motive ende të pazbuluara është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Opel ku udhëtonin dy shtetasit E.M, dhe E.M, (vëllezër) banues në Bulqizë, pa shkaktuar dëmtime në njerëz, por duke terrorizuar dhe vendosur në panik pëveç dy vëllezërve edhe banorët e zonës.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga shërbimet e policisë ka rezultuar se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Elidon Tançi, 19 vjeç, banues në Bulqizë, (i proceduar më parë nga Policia për veprën penale Dëmtime tjera me dashje, po për konflikt, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
ELIDON TANCI është 19 vjeç, Lindur në Bulqizë banues në Yzberisht, Tiranë.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe po hetohet nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.






AlpeNews.al




