• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FOSHNJA LINDI I GJALLË…”/ Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Krujë, nëna e futi në qese dhe hedh në lumë
Home
Aktualitet
Kronikë

“FOSHNJA LINDI I GJALLË…”/ Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Krujë, nëna e futi në qese dhe hedh në lumë

18 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Tapizë të Krujës, ku nëna 42-vjeçare ka hedhur në lumë foshnjën e sapolindur.

Burimet e gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat thonë se familja nuk e dinte se ajo ishte shtatzënë.

“E gjithë familja thonë se nuk e dinin që ishte shtatzënë, as vetë gruaja dhe as burri, ka hyrë në tualet dhe ka lindur, nuk e ka vrarë fëmijën, ka lindur i gjallë, por mund të ketë vdekur aty ose më pas, nuk dihet ende”, thotë një burim nga grupi hetimor që po merret me çështjen.

Sipas policisë, rreth orëve të mëngjesit dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, gruaja duke pretenduar se e ka lindur të vdekur, e ka futur trupin e foshnjës në qese dhe e ka hedhur në lumë.

Nuk dihet ende gjendja emocionale dhe mendore e gruas banuese në Tapizë dhe nëse ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen Leta Koçi 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËNA E FUTI NË QESE DHE E HODHI NË LUMË/ Gjendet trupi i foshnjës së porsalindur në lumin e Tapizës
Previous article AKSIDENT NË FIER/ Makina përplas qytetarin me biçikletë, shoferi largohet nga vendngjarja

s.autor

Postime të ngjashme

TRITOL PRANË FAMILJES NIKULAJ NË LEZHË/ Ndalohet një i dyshuar... Aktualitet

TRITOL PRANË FAMILJES NIKULAJ NË LEZHË/ Ndalohet një i dyshuar...

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari

I KËRKUAR NGA SPANJA PËR TENTATIVË VRASJE/ Arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari Aktualitet

I KËRKUAR NGA SPANJA PËR TENTATIVË VRASJE/ Arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT