• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FORUMI NË BLED/ Presidenti i Sllovenisë mbështet “Open Balkan”: Nisma ecën paralelisht me procesin e anëtarësimit në BE
Home
Politikë

FORUMI NË BLED/ Presidenti i Sllovenisë mbështet “Open Balkan”: Nisma ecën paralelisht me procesin e anëtarësimit në BE

1 September, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka shprehur publikisht hapur mbështetjen për “Ppen Balkan” në Forumin në Bled.

Pahor shprehet i sigurt se nisma ecën paralelisht me procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE.

Ai thekson që nismën “Open Balkan” e ka mbështetur që në nisjen në Novi Sad dy vite më parë dhe e sheh si potencial të madh për rritjen ekonomike, sociale dhe karakterin tërheqës të vendeve të Ballkanit Perëndimot.

”Forumi Strategjik i Bled i ka kushtuar tradicionalisht vëmendje Ballkanit Perëndimor, ky vit nuk përbën përjashtim. Tema kryesore është e ardhmja e Europës. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe duhet të angazhohet në diskutimet për të ardhmen e saj.

1-Në përfitim të BE dhe Ballkanit Perëndimor nëse gjithë vendet e ballkanit do të anëtarësohen sa më shpejt. Vonesa apo shtyrja e zgjerimit mund të sjellë pasoja të paparashikuara e padëshiruara për dy palët.

2-Interesi gjeopolitik në zgjerimin e BE është i ndërsjelltë. BE ka apo duhet të ketë interes gjeopolitik në zgjerimin e rajonit dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë interes për t’u anëtarësuar.

3- Përgjegjësia për zgjerimin është e ndërsjelltë. BE duhet të këmbëngulë me vullnet të fortë për zgjerimin e tij drejt Ballanit, si përparësi, dhe vendet e rajonit duhet të dëshmojnë gatishmëri, të përqafojnë vlerat themelore të BE e të zgjidhin konfliktet.

4- Zgjerimi i BE është po kështu e më tepër duke u bërë çështje kohe. Ritmi i ngadaltë ka 4 pasoja negative, qoftë për vetë unionin apo vendet.

a/ dobëson besimin

b/ ngadalëson reformat

c/ rrit nacionalizmat

d/ hap hapësirë për ndikimin e vendeve të treta

Ndalimi i procesit të zgjerimit amplifikon në fakt idetë naive dhe për mua të rrezikshme për ndryshimin e kufijve. Kufijtë e rinj nuk mund të përvijohen në mënyrë të paqtë. Është deklaratë e vendosur. Vetëm zgjerimi mund të forcojë parimin e integritetit territorial dhe sigurinë  e rajonit dhe gjithë BE.

5-Unë besoj se në strategjinë e vet të zgjerimit, BE duhet ta shohë Ballkanin Perëdnimor si të tërë, jo si pjesë të veçanta, jo siç po ndodh tani. Nuk nënkupton së rreshturi së negociuari me qeveritë.

Kjo nënkupton se BE dhe shtetet anëtarë duhet të bëjnë më shumë që procesi i zgjerimit të ketë produkt pozitiv. Shkurtimisht këto vende duhet ta shohin procesin e zgjerimit si stimul për bashkëpunim e jo konkurrencë.

6- Rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për t’u bërë më tërheqës. Kam mbështetur nismën “Open Balkan” që dy vite më parë. Jam i vetëdijshëm për pikëpamjet e ndryshme, por jam i sigurt se nisma ecën paralelisht me procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE. Nuk do të flisja kurrë në favor të kësaj nëse do ishte nismë kundër BE. Nisma Open Balkan ka potencial të madh për të përshpejtuar proceset ekonomik e sociale dhe do të rritë karakterin e tyre tërheqës. Më lini ta them edhe njëherë. E di shumë mirë se ka pikëpamje të ndryshme kësaj nisme, por më lini të pohoj se si duhet të vazhdohet së bashku.

Unë besoj se Bashkimi Europian ka kapacitet e duhura për t’u marrë me zgjerimin në Ballkanin Perëndimor. Le të mos ta shndërrojmë Ballkanin Perëndimor në një mundësi të ngrirë. Ndoshta ai është një problem, por mendoj se është një mundësi e shkëlqyer për BE.

Është koha të bëjmë maksimumin për ta sjellë rajonin në Bashkimin Europian. E di që është e vështirë nga të dyja anët por le të bëjmë më të mirën tonë.”- tha Pahor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI ME 207 SHOFERË AUTOBUZËSH.../ Të dehur në timon, të pa siguruar e me pasagjerë mbi...
Previous article BOTËRORI 2022/ I bllokoi yjet, Brazili i shpall luftë Anglisë

F.autor

Postime të ngjashme

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët Aktualitet

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë… Breaking News

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT