• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FORUMI I EUROPËS JUGLINDORE PËR ENERGJINË/ Balluku diskuton me ministrat e rajonit rendesine e korridoreve strategjike te transmetimit
Home
Sociale

FORUMI I EUROPËS JUGLINDORE PËR ENERGJINË/ Balluku diskuton me ministrat e rajonit rendesine e korridoreve strategjike te transmetimit

7 September, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Bashkëpunimi rajonal, me fokus krijimin e linjave të interkonjeksonit të energjisë elektrike dhe gazit, apo krijimin e blloqeve të përbashkëta të investimit qofshin këto në gazifikim apo në gjenerimin e energjisë elektrike ka qenë tema kryesore në Forumin e Energjisë për Europën Juglindore, që u mbajt në Selanik të Greqisë.

Në Forumin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë Amerikano – Greke dhe Shoqata greke për Ekonominë Energjetike merrte pjesë edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Belinda Balluku, e cila mbajti fjalën e saj gjatë njërit prej paneleve të eventit.

“Në Forumin e Energjisë për Europën Juglindore u diskutua për bashkëpunimin rajonal për krijimin e linjave të interkonjeksonit qofshin këto të energjisë elektrike apo linjave të interkonjeksionit të gazit, të cilat sot kanë rezultuar që janë komponentët më të fortë në të cilat duhet të ngrihet rritja ekonomike e vendeve të Ballkanit. Çfarë tjetër diskutuam gjatë këtij forumi shumë të rëndësishëm ishte dhe bashkëpunimi në fushën ekonomike midis shteteve tona, krijimi i blloqeve të përbashkëta të investimit qofshin këto në gazifikim apo në gjenerimin e energjisë elektrike”, u shpreh në përfundim të forumit ministrja Balluku.

Ndryshe nga vendet e tjera, të cilat sot flasin për problematikat e emetimit të gazeve apo për uljen e kuotave të karbonit, Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan, por sigurisht dhe në Europë i cili prodhon 100 përqind energji të rinovueshme.

“Ky fakt ne na dallon nga shtetet e tjera por gjithashtu çfarë ne punojmë sot dhe çfarë unë kam deklaruar gjatë forumit është diversifikimi i burimeve të energjisë pasi ne na duhet që këto burime të jenë burime të mjaftueshme për kërkesat që vendi sot ka dhe për të zvogëluar dhe minimalizuar importet e energjisë që ne kemi gjatë periudhës së verës, pra gjatë kohës kur duhet më shumë energji për të dhënë të gjithë abonentëve të rrjetit”, theksoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Por pjesëmarrja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në këtë forum është vlerësuar edhe në një drejtim tjetër, atë të procesit të integrimit europian, për të cilin këto dy vende presin në muajin tetor një vlerësim pozitiv nga BE.

“Pjesëmarrja e Shqipërisë dhe Maqedonisë të Veriut si dy shtete që presin në muajt në vazhdim për të pasur aksesin në negociata ishte shumë interesante pasi strategjitë e vendeve tona ballkanike janë të ngjashme dhe shkojnë të gjitha në përputhje dhe në përmbushje të të gjitha kërkesave dhe rregulloreve europiane përsa i përket energjisë në rajonin tonë por në të gjithë Evropën”, tha ministrja Balluku.

Forumi i Energjisë për Europën Juglindore zhvillohet një herë në vit dhe është një forum shumë i rëndësishëm i cili jep mundësi të gjithë aktorëve në fushën e energjisë të ulen së bashku, të diskutojnë për politikat dhe për arritjet gjatë vitit pararendës por gjithashtu të vendosin piketat për të ardhmen, për bashkëpunimin dhe për të gjitha çështjet rregullatore që Bashkimi Europian kërkon nga shtetet anëtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË 12 MINUTA LOJË/ Vijnë 2 gola në Kosovë-Çeki, ja "perlat" (VIDEO)
Previous article "ALIENËT VIZITOJNË TOKËN ME ANIJE KOZMIKE"/ Amerikanët besojnë në ekzistencën e UFO-ve: Është komplot qeveritar

F.autor

Postime të ngjashme

PREJ TRE DITËSH JASHTË FUNKSIONIT/ Bllokohet AKSHI! Qytetarët s’marrin dot shërbim në Kadastë Aktualitet

PREJ TRE DITËSH JASHTË FUNKSIONIT/ Bllokohet AKSHI! Qytetarët s’marrin dot shërbim në Kadastë

AKSIDENT NË FIER/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË FIER/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital

"SHKOVA T'I KËRKOJ FALJE, POR MË..."/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n Aktualitet

"SHKOVA T'I KËRKOJ FALJE, POR MË..."/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT