• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FORUMI I ANTISEMITIZMIT/ Balla: Evropës i duhet një thirrje aktuale për frymën e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare
Home
Politikë

FORUMI I ANTISEMITIZMIT/ Balla: Evropës i duhet një thirrje aktuale për frymën e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare

28 October, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Nis Forumi i parë ballkanik kundër Anti-semitizmit, aktiviteti i rëndësishëm i organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Në fjalën e mirëseardhjes, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla e ndali vëmendjen te sjellja unike e shqiptarëve me hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore që jo vetëm i mbrojtën nga nazistët, por edhe u dorëzuan në vend të tyre.

Toleranca fetare dhe etnike mes shqiptarëve ka qenë historikisht e pandashme, shtoi Balla, ndërsa tha se me vlerat themelore si: humanizmi, mbrojtja e atyre që janë në rrezik dhe toleranca fetare është sot një thirrje për frymën e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare.

FJALA E PLOTE E BALLES

Shkëlqesi Presidentë dhe Kryetarë të Parlamenteve,

Shkëlqesi Kryeministër,

Shkëlqesi Sekretar i Shtetit, Ministra, I Dërguari i Posaçëm,

Të nderuar përfaqësues të Komuniteteve Fetare,

Të nderuar miq,

Ju uroj mirëseardhjen dhe shpreh mirënjohjen time të sinqertë për pjesëmarrjen tuaj në këtë aktivitet të rëndësishëm.

Shumë faleminderit bashkë-organizatorëve tanë, Lëvizjes për Luftën kundër Anti-Semitizmit, që kanë mbështetur nismën time për organizimin e këtij Forumi të parë ballkanik kundër anti-semitizmit.

Më lejoni gjithashtu t’ju uroj mirëseardhjen të gjithëve ju që po ndiqni virtualisht Forumin tonë, dhe shoh dhjetëra studentë nga universitetet e rajonit dhe nxënës të shkollave të mesme që po na ndjekin.

Shqipëria, përgjatë shekujve i ka rezistuar pushtimeve dhe zaptimeve të shumta. Ne e kemi kaluar këtë të shkuar të turbullt dhe kemi ndërtuar një demokraci të zhvilluar dhe stabilitet ekonomik.

Gjatë gjithë kësaj, Shqipëria ka ruajtur një kulturë të veçantë kombëtare.

Ne kemi një gjuhë të lashtë, unike.

Më e rëndësishmja, Shqipëria ka ruajtur gjithashtu një sërë vlerash kombëtare të qëndrueshme.

Historia e komunitetit hebraik të Shqipërisë ilustron më së miri vlerat mbi të cilat është ngritur vendi ynë.

Që në Shekullin e Dytë ka ekzistuar një prani e hebrenjve në Shqipëri, por në vitet 1930 numri i tyre është tkurrur në vetëm 200 persona.

Menjëherë pas pushtimit nazist të vendit tonë, në vitin 1943, ata shpejt shenjëstruan hebrenjtë e Shqipërisë.

Shqiptarët, të bashkuar, qëndruan përkrah bashkatdhetarëve të tyre hebrenj.

Autoritetet shqiptare refuzuan të dorëzonin listat e hebrenjve, ndërsa shqiptarët e thjeshtë – myslimanë e të krishterë – rrezikuan jetët e tyre duke fshehur fqinjët hebre.

Hebrenjtë e Shqipërisë jo vetëm mbijetuan, por numri i tyre u rrit në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, pasi shumë hebrenj u strehuan nga vendet fqinje dhe evropiane.

Zonja dhe zotërinj,

Populli shqiptar bëri një zgjedhje historike duke iu bashkuar aleancës më progresiste të kohës, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Për më shumë se shtatë dekada, morali i politikës botërore është ndërtuar mbi vlerat e anti-fashizmit.

Rendi botëror dhe paqja mbeten sot e do të vazhdojnë të qëndrojnë në themelet e anti-fashizmit. Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri është një nga shprehjet më të shkëlqyeshme të anti-fashizmit të popullit tonë.

Sjellja unike e shqiptarëve ndaj hebrenjve ka konfirmuar një cilësi të shkëlqyer të pikëpamjeve të tyre mbi botën dhe një virtyt popullor që është pjesë e imazhit të një vendi të përparuar.

Humanizmi i shprehur ndaj çdo komuniteti në rrezik, toleranca ndër-fetare dhe vlera të tjera të popullit shqiptar vlejnë të përmenden, veçanërisht për të luftuar synimet e atyre që provokojnë frymën e konfliktit dhe intolerancës.

Ky kapitull i shquar dhe kryesisht i patreguar i historisë së Shqipërisë nuk është një episod i rastësishëm. Ndjenja e nderit, besimit dhe respektit mes shqiptarëve, pavarësisht fesë apo besimit, është rrënjosur në strukturën etike dhe morale të Shqipërisë. Kjo është pjesë e një kodi shekullor të njohur si “besa”, një kod nderi.

Një jetë e mbushur me “besë” është një jetë besimi të qëndrueshëm mes fqinjëve, një angazhim për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Ndaj, shpëtimi i vëllezërve tanë hebre nga tmerret e nazizmit nuk ka qenë thjeshtë një akt i veçantë heroizmi gjatë kohërave më të errëta të njerëzimit.

Ka qenë çështje nderi kombëtar, krenarie për atë çfarë do të thotë të jesh shqiptar!

Bota e sotme është bërë e ndërlidhur. Po jetojmë sfida të vështira.

Evropa sot është një komunitet pa kufinj, multietnik, multikulturor dhe shumë gjuhësh.

Shqipëria është gati të ulet në një tryezë me BE-në dhe të negociojë për anëtarësimin e saj,

Deri ditën që do të jemi anëtar.

Dhe aty do të qëndrojmë krenarë, duke ndriçuar me vlerat tona themelore: humanizmin, mbrojtjen e atyre që janë në rrezik dhe tolerancën fetare.

Toleranca fetare dhe etnike mes shqiptarëve ka qenë historikisht e pandashme.

Evropës sot i duhet një thirrje aktuale për frymën e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare.

Ndërsa më duhet ta përfundoj,

Jam shumë krenar që Kuvendi i Shqipërisë ka hedhur një hap të rëndësishëm të enjten e javës së kaluar me miratimin unanim të përkufizimit të IHRA-s, gjë që mund të shërbejë si model për tu ndjekur nga parlamentet e tjera të rajonit.

Faleminderit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORUMI I ANTISEMITIZMIT/ Rama: Shqipëria u kthye në shtëpi për HEBRENJTË. Gur i çmuar në historinë dhe kulturën tonë
Previous article TJETËR MBYLLJE PËR SHQIPËRINË? Flet Brataj: Jemi ende tek skenari i dytë. Presim që...

F.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni Politikë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT