• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FORUMI EKONOMIK/ Putin: Ku shkel këmbë ruse, aty është toka jonë
Home
Nderkombetare

FORUMI EKONOMIK/ Putin: Ku shkel këmbë ruse, aty është toka jonë

22 June, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Ekonomia ruse ka njohur rritje, por kjo vjen kryesisht nga shpenzimet masive në industrinë e mbrojtjes. Edhe kjo rritje është drejt shterimit. Ministri rus i Zhvillimit Ekonomik, Maksim Reshetnikov, paralajmëroi se ekonomia ndodhet “në prag të recesionit”.

Guvernatorja e Bankës Qendrore, Elvira Nabiullina, tha se “shumica e burimeve të pashfrytëzuara tashmë janë harxhuar”.

Edhe pse Putin e mohoi krizën, duke cituar me ironi një shkrimtar të famshëm se “thashethemet për shuarjen e ekonomisë ruse janë shumë të ekzagjeruara”, shqetësimi brenda qeverisë ruse është i dukshëm.

Forumi i Shën Petersburgut ishte menduar si një platformë për të treguar fuqinë ekonomike të Rusisë, por shkëlqimi është zbehur pas mijëra sanksioneve ndërkombëtare për luftën në Ukrainë. Shumë kompani perëndimore janë larguar.

Megjithatë, disa sinjale tregojnë një interes për rikthim në gjendjen e mëparshme.

Kirill Dmitriev, përfaqësues i presidentit rus për investimet e huaja, deklaroi se “shumë kompani amerikane duan të kthehen” dhe se dialogu është më i dobishëm sesa sanksionet. Edhe presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Rusi, Robert Agee, pranoi se “janë bërë përpjekje për të analizuar ndikimin e sanksioneve në bizneset amerikane”.

Por, sipas tij, rikthimi i investimeve do të jetë i mundur vetëm pasi të ketë një përfundim të qartë të konfliktit në Ukrainë.

Pas më shumë se tre vitesh lufte dhe sanksionesh masive, Rusia përballet me inflacion të lartë, norma të larta interesi dhe shenja të qarta të stanjacionit ekonomik. Problemet janë bërë tashmë pjesë e debatit publik, por zgjidhja e tyre mbetet e paqartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOKUMENTI/ Kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, zbardhet letra që Irani i dërgoi OKB-së
Previous article SHBA PËRFSHIHET NË LUFTË/ Momenti kur bomba GBU-57 MOP godet një strukturë bërthamore në Iran

s.autor

Postime të ngjashme

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani Botë

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT