• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Forum mbi sfidat gjeopolitike në Evropën Juglindore
Home
Europë

Forum mbi sfidat gjeopolitike në Evropën Juglindore

7 February, 2018 Ina.Autor Europë, Nderkombetare

Në një nga mjediset e Kongresit amerikan të martën u mbajt një forum mbi sfidat gjeopolitike në Evropën Juglindore. Pjesëmarrësit ku përfshiheshin ligjvënës amerikanë, si edhe politikanë të rajonit dhe vendeve evropiano-perëndimore, shprehën shqetësimin rreth përpjekjeve ruse për ndërhyrje në rajon dhendikimin që mund të kenë rrethana të tjera gjeopolitike në botë tek stabiliteti në rajon.
Forum mbi sfidat gjeopolitike në Evropën Juglindore

Përballë sfidave të brendshme të jashtme me të cilat përballet Evropa Juglindore, politikanët e vendeve të tij kërkuan që Shtetet e Bashkuara të jenë më aktive në rajon.

Ish-ministri i Mbrojtjes dhe kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu ishte një nga organizatorët e forumit. Ai tha se “çështjet e para kanë të bëjnë me mënyrën e qeverisjes në vendet tona që kanë të bëjnë me respektimin e lirive, procesin zgjedhor, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastaj partneritetin dhe fokusin tonë si vend anëtar i NATO-s apo të ardhmen tonë evropiane”.

“Një vakuum që është krijuar nga këto procese apo marrëdhënie sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo BE-në ka filluar të mbushet nga një prezencë shumë aktive e Rusisë dhe sidomos tendenca për të krijuar marrëdhënie ushtarake me vende të Ballkanit, marrëdhëniet e reja të Turqisë me Rusinë duhet t’i shqyrtojmë në një këndvështrim më real si vende të Ballkanit, ashtu siç duhet të shikojmë realisht se cila është marrëdhënia që duhet të ndërrojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën, për të qenë jo thjesht pritës, por për të qenë partnerë në atë që duam të ndërtojmë për njerëzit tanë”, tha ai.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri tha se Bashkimi Evropian duhet t’i afrojë vendet e Ballkanit.

“Nëse ne duam të shkojmë tek rrënja e problemit dhe duam të jemi një situatë dhe një perspektivë stabiliteti në rajonin e Ballkanit, kjo ka të bëjë mbi të gjitha me zhvillimin ekonomik dhe me integrimin e këtij rajoni në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë së Kosovës, Besim Beqaj i cili theksoi rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike në rajon në fuksion të stabilitetit. Duke e vënë theksin tek marrëdhëniet Kosovë-Serbi, ai tha se për një stabilitet të plotë ato duhet të njohin njëra-tjetrën.

“Besoj se për hir të stabilitetit rajonal për hir të të ardhmes së dy vendeve tona dhe gjeneratave që po vijnë dhe për hir të jetës më të mirë, unë e thashë edhe në takim që rëndësia e zhvillimit ekonomik e bashkëpunimit ekonomik dhe marrëdhënieve normale mes dy shteteve dhe mes të gjitha shteteve të rajonit, është esenciale”, tha ai.

Ligjvënësit amerikanë si senatorër Jim Inhofe dhe Roger Wicker dhe anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve Michael Turner, shprehën shqetësimin për veprimet e Rusisë dhe thanë se Shtetet e Bashkuara janë të interesuara në stabilitetin e Evropës Juglindore.

George Tsereteli, President i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, tha se bashkëpunimi është i nevojshëm për të përballuar të gjitha problemet që shqetësojnë rajonin.

“Ne na duhet para së gjithash angazhimi i aktorëve kryesorë dhe sigurisht në këtë drejtim Shtetet e Bashkuara janë jetike dhe shpresoj shumë që ky angazhim të rritet dha nga ajo që dëgjova nga kongresmenët dhe udhëheqësit ushtarakë, ata e kuptojnë mire çështjen”, tha ai.

Të njëjtin mesazh kishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, italiani Roberta Montella që i kërkoi Uashingtonit që të mos ta heqë vëmendjen nga rajoni.

Por ndërsa politikanët e vendeve të Ballkanit, përsëritën disa herë se integrimi euro-atlantik do të sillte stabilitet dhe do të ishte një barazpeshë ndaj ndërhyjeve ruse, zoti Montella, përfaqësues i një vendi anëtar të BE-së, shtoi se për anëtarësim vendet aspiruese duhet të plotësojnë standardet.

Me të njëjtat nota foli edhe Volkmar Klein, deputet gjerman i Bashkimit Kristian-Demokrat, i cili tha se në Ballkan ka një mungesë shansesh për njerëzit që i bën individët dhe shoqëritë të ekspozuara.

“Aspekti më I rëndësishëm është të përmirësohet stabilieti ekonomik dhe të tërhiqen më shumë investime të huaja nga Evropa Perëndimmore dhe Amerika”, tha ai.

“Por parakushtet më të rëndësishme janë qëndrueshmëria në rajon për t’i bindur njerëzit të investojnë, të luftojnë korrupsionin, të luftojnë krimin sepse të gjitha këto shkatërrojnë shanset. Ky rajon u bukur meriton një të ardhme më të mire dhe na takon ne të kontribuojmë”, tha ai.

Në këtë forum që trajtoi çështje jetike për Evropën Juglindore, mendimet që shprehën pjesëmarrësit, nxorrën në pah jo vetëm nevojën për diskutimin e sfidave gjeopolitike ballë për ballë, por edhe se sa i varur është stabiliteti rajonal dhe botëror tek marrëdhëniet mes vendeve dhe dy anëve të Atlantikut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITËLINDJET E 7 SHKURTIT/ Ja kush janë YJET e kinematografisë që festojnë sot…
Previous article Çfarë do të ndodhë në Asamblenë e FSHF? Policia rrethon hotelin ku do votohet Duka e Fino (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

PËRSHKALLËZIMI I TENSIONEVE IRAN-SHBA/ BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit Botë

PËRSHKALLËZIMI I TENSIONEVE IRAN-SHBA/ BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT