• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FORUM- Jeruzalemi/ Pro & kundër letrës së Ilir Metës drejtuar Presidentit Trump, për votën e Shqipërisë në OKB
Home
Ekskluzive

FORUM- Jeruzalemi/ Pro & kundër letrës së Ilir Metës drejtuar Presidentit Trump, për votën e Shqipërisë në OKB

27 December, 2017 F.autor Ekskluzive, Politikë, Shqipëri

Letra që Presidenti i Republikës Ilir Meta i dërgoi Presidentit të SHBA, Donald Trump, për të sqaruar pozicionin e tij në raport me me votën e Shqipërisë kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, në OKB.

Ky hap i paprecedentë ka ngjallur reagime të shumta në politikë, media dhe opinionin publik. Reagimet kundra e kanë cilësuar veprimin e Presidentit si “totalisht foshnjarak”. Disa media madje, e krahasuan Metën me Putinin kur shkruajtën se ai e denoncoi Shqipërinë para syve të botës.

Më poshtë disa nga reagimet KUNDER & PRO letrës së Presidentit:

KUNDËR

Ylli Manjani:
Letra që Meta i dërgoi Presidentit të SHBA ishte shumë e nxituar dhe e gabuar. Ai thjeshtë mund të kishte kërkuar shpjegime për cështjen dhe kaq do mjaftonte që ne të kuptonim rolin e tij. Të tjerat janë të tepërta. “Shtet nuk ka më! Pushtet ka pafund”!

Skënder Minxhozi:

Kjo është një histori shqiptare, një histori e shëmtuar shqiptare. Letrën e pamatur e shoh si një veprim të pamatur, foshnjarak dhe disi qesharak madje. Është një histori e vjetër ku shqiptarët spiunojnë shqiptarët te të huajt. Dyshoj që zoti Meta e ka bërë sado pak për të fituar simpatinë e amerikanëve se sa për t’i tërhequr veshin Ramës.

Afrim Krasniqi, ish-këshilltar i presidentit:

Eshtë absurde që Shqipëria, një shtet me asnjë problem etnik dhe fetar, Presidenti të ketë një pikëpamje krejt të ndryshme nga Qeveria dhe me një letër direkte të kërkojë shfajësimin, duke thënë se unë jam përfaqësuesi i shtetit. Shteti shqiptar përfaqësohet si nga Parlamenti, si nga Presidenti, si nga Qeveria dhe do të duhet që letra e Presidentit duhet të reflektonte edhe mendimet e konsultuara të tre palëve. Fakti që Presidenti ka zgjedhur një metodë krejt tjetër, mendoj se nuk i bën nder Shqipërisë që të mendojnë se është një lëvizje diplomatike e gabuar. Nga ana tjetër, Presidenti i Republikës është një aktor shumë i rëndësishëm në politikën e Jashtme dhe kërkohet me insistim që ai të jetë pjesë e çdo vendimmarrje, qofte edhe e konsultimeve.

PRO:

Reagime pati edhe në favor të letrës që sigurisht vinin nga radhët e opozitës:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilësoi si një gabim votën kundër të vendit tonë. Sipas tij, përmes këtij veprimi hidhet poshtë interesi kombëtar i shqiptarëve. “Duke votuar kundër SHBA, qeveria ka vepruar kundër interesit kombëtar të shqiptarëve. Interesi i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar, deri më sot, janë shërbyer në avancimin e tyre nga një aleat strategjik dhe ato janë SHBA.
Për sa kohë që BE nuk e kushtëzoi politikën e vet të jashtme, nuk kishte asnjë arsye që Shqipëria të ndryshonte qëndrim dhe të mos vazhdonte bazimin e politikës së saj të jashtme, në lidhje me çështjet e saj kryesore të Lindjes së Mesme, tek qëndrimi i amerikan”, tha Basha.

Po ashtu, edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë një interviste televizive deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të kishte marrë mendimin e Presidentit Ilir Meta për këtë vendim.
“Duhej mendimi i Presidentit Meta. Sot Meta i ka çuar një letër Trump, ku ka theksuar se është një qëndrim i njëanshëm. Maksimalisht duhet të kishte një qëndrim abstenues. Pesha e Rusisë në Ballkan është jashtëzakonisht e madhe, për më tepër marrëdhëniet e Turqisë me Rusinë krijojnë pikëpyetje të tjera. Ndaj dhe Shqipëria duhet të tregojë kush janë partnerët”, tha Mediu.

PSE KJO VOTË:

Diplomati Sokol Gjoka i hodhi poshtë akuzat e opozitës kundër qeverisë, duke theksuar se Shqipëria nuk i rrezikon aspak marrëdhëniet me SHBA pas kësaj vote.
“Ne i jemi përmbajtur një qëndrimi tradicional të rezolutave të këtij këshilli. Marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk varen nga votimi për Jerusalemin. Ky ishte një votim siç ndodh zakonisht me votimet e rëndomta në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me SHBA-në, nuk ka për të ndikuar aspak, këtë e them me siguri”, tha ai në një intervistë.

Letra e plotë:

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLASI TE LSI/ Vasili "ëngjëlli mbrojtës" i Metës. Ja si i kthehet Manjanit: Çdo avokat i këtij turpi...
Previous article ANRI BALA: Media gjiriz… ku vjellin të helmuarit e çorbës së prishur nga krimi!

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT