• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
FORCOHET LEKU SËRISH/ Euro zbret në nivelin më të ulët që nga gushti
Home
Ekonomi
Portret

FORCOHET LEKU SËRISH/ Euro zbret në nivelin më të ulët që nga gushti

2 October, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Monedha e përbashkët europiane është këmbyer në tregun vendas në nivelin e 125.9 lekë, me një rënie prej 0.3 pikë në krahasim me një ditë më parë. Euro ka prekur nivelin më të ulët që prej fundit të muajit gusht.  Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, monedha e përbashkët europiane është kthyer në normalitet, pasi  pati një lloj forcimi të lehtë të monedhave me përfundimin e efekteve sezonale.

kk-2-tetor

“Këtë fundjavë është ndjerë një lloj dobësimi, niveli i këmbimit ka tendencën që të shkojë aty ku ka qenë,-argumentojnë ekspertët e tregut. Sipas tyre arsyeja kryesore e forcimit të monedhës vendase është qarkullimi i ulët në tregti. Muajt tetor dhe nëntor, si dhe muaji shkurt, njihen në tregti “si muaj të vdekur” duke qenë se qarkullimi prek minimumin vjetor.

Konsumi në këto muaj është më i ulët.

Aktualisht kursi i këmbimit është në gjendje të lirë, i përcaktuar nga shitjet dhe blerjet në tregun e lirë dhe ekspertët e këmbimit valutor shtojnë se Bankës së Shqipërisë i intereson që kursi i këmbimit të mos jetë i ndikuar nga faktorë të tjerëve, veçse shitjes dhe blerjes reale.

Banka e Shqipërisë deklaroi se do të ndërhynte në tregun e këmbimit valutor duke tërhequr valutë nga tregu në fillim të qershorit, kur euro filloi të zhvlerësohej me shpejtësi duke prekur nivelin më të ulët në dhjetë vitet e fundit.

Ndryshe nga euro, monedha e gjelbër është forcuar në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot në tregun vendas në nivelin e 109.28 lekëve, apo rreth 0.6 pikë më shumë se një ditë më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hakerimi i llogarive/ Facebook mund të gjobitet me 1.6 mld dollarë
Previous article DIALOGU NË GJENEVË/ Rama: Qëndra e teknologjisë do të vijë në Shqipëri

k.autor

Postime të ngjashme

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme Ekonomi

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi Ekonomi

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro Ekonomi

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT