• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Forcimi i masave të sigurisë/ Gjonaj në Burgun e Peqinit: 100 punonjës me rekorde kriminale
Home
Sociale

Forcimi i masave të sigurisë/ Gjonaj në Burgun e Peqinit: 100 punonjës me rekorde kriminale

13 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka inspektuar këtë të martë Burgun e Peqinit. Duke vënë theksin te integriteti dhe profesionalizimi i punonjësve të burgjeve, Gjonaj tha se në këtë institucion janë konstatuar rreth 100 punonjës me rekorde kriminale, ndërsa 70 prej tyre janë të papërshtatshëm për pozicionet që mbajnë.

“70 punojës janë të papërshtatshëm me pozicionet e tyre, ndersa 100 punonjës janë me akorde kriminale të cilët nuk duhet të ishin në sistemin e burgjeve”, u shpreh Gjonaj.

Ministrja theksoi se nuk do ketë tolerancë për rastet korruptive në burgje, ndërsa theksoi se sfidë mbetet edhe forcimi i masave të sigurisë. “Nuk kam asnjë lloj tolerance me akte korruptive, përcillini stafeve dhe do të procedohen penalisht. Vetëm për periudhën janar-shkurt janë proceduar 20 punonjës.

Rastet e korrupsionit në sistemin e burgjeve kanë qenë të jashtëzakonshme. Nuk kemi probleme me Drejtorinë e Burgut. Çdo muaj do bëjmë inspektime me institucionet dhe përcjellim mesazhe. Reforma në burgje është një prioritet i ministrisë së Drejtësisë. Reforma legjislative që ka të bëjë me ndryshimin e legjislacionit. Përmirësimi i statusit të policisë së burgjeve. T’u japim status punonjësve të policisë së burgjeve si në aspektin financiar ashtu edhe në plotësimin e kushteve e mjeteve të nevojshme.

Prioritete të ndryshojmë fytyrën e sistemit të burgjeve, me sistemet e sigurisë nuk ka tolerime. Çdo lloj mjeti i paligjshëm që kapet, ka nga prapa një punonjës burgu. Po forcohet siguria në burgje. Ka pasur raste të korrupsionit në burgje, favorizime duke filluar që nga polici deri tek drejtuesit”, tha Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë paralajmëroi ndryshime edhe sa i takon rekrutimit të punonjësve, ndërsa ftoi ish-ushtarakët dhe ish-punonjësit e policisë. “Nuk do të ketë më punonjës të emëruar nga drejtori apo ministri por nëpërmjet akademisë së sigurisë. Me qëllim që jo vetëm të jenë të pa ndikuar politikisht por të aftë profesionalisht. Po nxisim ish-ushtarakët dhe ish-punonjësit e policisë për t’u rekrutuar si punonjës pranë Burgjeve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Emina Cunmulaj na suprizon, ja çfarë bën ajo me vajzën... (FOTO)
Previous article Fruti juaj i preferuar zbulon çfarë personi jeni në punë dhe dashuri

Redaktor2

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit Aktualitet

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës Aktualitet

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO Aktualitet

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT