• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
”FORCA TË ERRËTA KUNDËR SHQIPËRISË”/ Letra e ministreve shqiptare për deputetët e Holandës
Home
Politikë

”FORCA TË ERRËTA KUNDËR SHQIPËRISË”/ Letra e ministreve shqiptare për deputetët e Holandës

8 October, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Katër ditë më parë, qeveria holandeze zyrtarizoi qëndrimin e saj përsa i takon çeljes së negociatave për Shqipërinë.

Në një letër drejtuar parlamentit, ekzekutivi i Holandës theksonte se është një hap i tillë është sipas tij, i parakohshëm. Tani është Tirana zyrtare ajo që i drejton një letër qeverisë holandeze.

Letra mban firmën e grave ministre të qeverisë sonë, të cilat theksojnë me krenari faktin që vetëm përpara pak ditësh, OKB-ja e njohu Shqipërinë si njërën prej pesë vendeve të globit me kabinetin më të balancuar gjinor.

“Tetë nga 15 ministritë në Qeverinë shqiptare drejtohen nga gratë; si nëna dhe vajza, si gra që luftojnë për familjet tona dhe për vendin tonë, ne do të donim të shtronim me ju një çështje që na shqetëson shumë të gjithëve, e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët- perspektiva evropiane e vendit tonë”, thuhet në letër.

Ministret theksojnë së në Shqipëri ka një admirim për Holandën, si një komb me tradita të mëdha dhe një rekord të guximit politik e tolerancës shoqërore.

Por Shqipëria, theksohet aty, ka një histori shumë të ndryshme. “Në rrugën e demokracisë ne hymë vetëm 30 vjet më parë, pas 5 dekadash të gjata e të errëta, si një lloj Koreje europiane e Veriut”.

Qeverisë holandeze i kujtohet se pavarësisht vështirësive, gjatë këtyre tre dekadave ka pasur përparime të jashtëzakonshme; vendi po ndryshon për mirë çdo ditë, por nuk mungon gjithashtu ndërgjegjësimi se kemi ende një rrugë të gjatë përpara.

Letra e tërheq vëmendjen edhe tek bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Holandës në luftën kundër krimit të organizuar, që sidomos vitin e kaluar ka qenë më i thellë se kurrë më parë.

“Shpresojmë ta kuptoni se sa e vështirë është beteja jonë, të cilën nuk mund ta fitojmë të vetëm”, thuhet më tej, “dhe disa nuk duan që ne ta fitojmë, përfshirë dhe një pjesë këtu në vendin tonë”.

“Dështimi i përpjekjeve tona për të çelur bisedimet e anëtarësimit është çmimi më i madh për këto forca të errëta. Ne nuk kërkojmë që të ndryshoni pikëpamjet tuaja, thjesht duam që të bashkoheni me kombet e tjera të Europës duke i shtrirë dorën Shqipërisë dhe të na lejoni t’i çojmë këto përpjekje tonat në të një tjetër nivel”, përfundon letra.

Parlamenti i Holandës diskuton për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në një moment kur në këtë vend zërat kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë janë forcuar dhe thuhet se Shqipëria nuk është ende gati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''ÇMENDET'' FERO/ Plas me të shara në publik për Unikatilin, Noizyn dhe S4MM
Previous article KOMPLETOI KALIMIN E TIJ TEK ARSENAL/ Flet Dani Ceballos: Doja të largohesha me çdo kusht nga Reali, sepse…

k.autor

Postime të ngjashme

E FRIKSHME/ Shpërthen depozita e karburantit EiDA në zonën e Brrylit, shembet godina 1 katëshe pranë saj Aktualitet

E FRIKSHME/ Shpërthen depozita e karburantit EiDA në zonën e Brrylit, shembet godina 1 katëshe pranë saj

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT