Operacioni “Forca e Ligjit’ ka realizuar goditjen e parë ndaj një grupi kriminal në Fier.
Këtë e përshëndeti edhe Ministri Brendshëm Fatmir Xhafa ku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tha se në Fier u realizua goditja e parë : “Forca e Ligjit”. “Një grup më pak nga lista e narkotrafikut, i asgjësuar”.
Xhafaj: Përgëzime për Policinë e Fierit dhe strukturave për suksesin.
Jemi të vendosur për spastrimin e grupeve kriminale, si dhe të vendosur për sekuestrimin e aseteve të tyre.
Nga strukturat policore të Drejtorisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë e Vlorës, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FNSH, u finalizua operacioni policor i koduar “Grand”, ku u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të skeduar si anëtarë të ketij grupi me tendenca të theksuara kriminale në fushën e narkotikëve, vrasjeve e rrëmbimit të personit:
– Kujtim Kuçi, 45 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier.
– Bashkim Ahmeto (Kuçi), 43 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier.
– Dritan Tusha, 47 vjeç, lindur dhe banues në Shijak.
/AlpeNews.al/


