• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Forca e ligjit” skedon “40 hajdutët” e Shqipërisë/ Ja ku ndodhen grupet kriminale
Home
Aktualitet
Drejtësi

“Forca e ligjit” skedon “40 hajdutët” e Shqipërisë/ Ja ku ndodhen grupet kriminale

28 November, 2017 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, policia ka skeduar bandat kryesore kriminale në vend. Sipas policisë ato janë 40, me aktivitete që shkojnë që nga vjedhjet dhe trafiqet, e deri te pengmarrjet dhe vrasjet.

Task Forca qëndrore dhe ato rajonale të ngritura për drejtimin e operacionit “ Forca e Ligjit ”, kanë në dorë një hartë të veprimtarisë së krimit të organizuar në Shqipëri. 3 javë nga nisja e këtij operacioni, ekspertët kanë skeduar rreth 40 grupe kriminale që veprojnë në 12 qarqet e vendit.

Durrësi konsiderohet si zonë më e nxehtë për shkak të pozitës gjeografike dhe influencës që i sjell porti më i madh i vendit. Vetëm në Durrës dhe Shijak janë të paktën 7 grupe kriminale. Vlora rendiet e dyta me të paktën 5 grupe kriminale, që dyshohet se aktivitetin e kanë të shtrirë edhe përtej Adriatikut.

Elbasani është një tjetër pikë e nxehtë, me të paktën 3 grupe kriminale që janë të skeduara ndër vite në dosjet e policisë. Po kaq grupe ka edhe Shkodra dhe Fieri, por në këto dy qarqe, policia thotë se ka goditur nga një grup. Kryeqyteti, ku edhe vëmendja është më e madhe, duket më i qetë.

2 grupet kriminale të skeduar në Tiranë, sipas policisë kanë qenë inaktivë kohët e fundit, edhe per shkak të goditjes që mori në 2016-ën njëri prej tyre. Korça, Kuksi, Berati, Lezha, Gjirokastra dhe Dibra duket se janë qarqet që do të preken më pak nga “ Forca e Ligjit ” megjithse policia po përditëson të dhënat në bazën e saj të të dhënave.

Nga skanimi i grupeve kriminale rezulton se 53 % e tyre merren me kultivim dhe trafikim narkotikësh, 11 % me trafiqe të paligjshme, 18 % me krime të rënda si vrasje dhe pengmarrje, dhe 18 % me krim ekonomik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Wenger jep konfirmimin: Sanchez dhe Ozil do të qëndrojnë
Previous article (FOTO) Festa e Pavarësisë, Lorik Cana uron shqiptarët në facebook

F.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT