• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FORCA E LIGJIT” GODET NË SHKODËR/ Sekuestrohet hoteli dhe trualli me sipërfaqe 15.500 metra… (FOTOT)
Home
Breaking News

“FORCA E LIGJIT” GODET NË SHKODËR/ Sekuestrohet hoteli dhe trualli me sipërfaqe 15.500 metra… (FOTOT)

18 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Forca e ligjit” finalizon një tjetër rast sekuestro preventive të pasurive të paluajtshme që dyshohen nga veprimtaria kriminale. Një hotel me sipërfaqe tokë rreth 15.500m2 është sekuestruar nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Task Forcën Qendore Speciale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit,

Materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila ka filluar procedimin penal nr. 109/2018, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, dhe në vijim të hetimeve intensive të këtij procedimi, është finalizuar operacioni me vendosjen e sekuestros preventive të pasurive të paluajtshme, të dyshuara nga veprimtaria kriminale.32936902_1532225326905998_8986545826461384704_o

Kjo sekuestro u bë në zbatim të vendimit nr.575, datë 11.05.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, mbi pasuritë e paluajtshme të ndodhura në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe, fillimisht në pronësi të shtetasit N.P., 29 vjeç, me banim në fshatin Hot të Bashkisë Malësi e Madhe dhe më pas kaluar në pronësi, lidhjeve të ngushta të familjarëve të tij, konkretisht:

– Bar, Restorant, Hotel, lavazh dhe Tabaco shop, me sipërfaqe trualli 600 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 450 m2.

– Pemëtore dhe tokë bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme 15.500 m2.

Nga hetimet ka rezultuar se kjo pasuri është e vendosur nga të ardhurat e përfituara nga veprimtaria kriminale, pasi shtetasi N.P. është përson me precedent kriminal si dhe në Dhjetor 2017 është arrestuar nga autoritetet malazeze si kreu i një organizate kriminale që vepronte në Mal të Zi dhe Shqipëri, që merrej me trafikimin dhe shitjen e lëndës narkotike.32931928_1532225320239332_7578527840275005440_o

Kjo organizatë kriminale dyshohet se ka vepruar për një periudhë të gjatë kohore dhe veçanërisht aktive ka qenë që nga 01.01.2016, në trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në nivel ndërkombëtar.

Ky shtetas akuzohet për veprat penale të “Krijimit të organizatës kriminale” si dhe “Trafikut ndërkombëtar të narkotikëve” dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.32779000_1532225250239339_8311096038014320640_o

Gjatë ekzekutimit të këtij vendimi Gjykate morën pjesë gjithashtu edhe përfaqësues nga ZVRPP Malësi e Madhe, Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Verior si dhe përfaqësuesit e AAPSK (Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara), këto të fundit pas vendosjes së sekuestros preventive morën në administrim të gjithë pasuritë e mësipërme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Skandal në shkollë/ Mësuesi kryen marrëdhënie SEKSUALE me nxënësen 18 vjeçare...
Previous article “Qen bir qeni”/ Plas grushti në Kuvendin e Kosovës... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT