• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
FONDI PREJ 30 MILION LEKËSH/ Mësonjëtorja e Parë Shqipe drejt restaurimit
Home
Kulturë

FONDI PREJ 30 MILION LEKËSH/ Mësonjëtorja e Parë Shqipe drejt restaurimit

5 August, 2019 Lubjana.autor Kulturë

Një fond prej 30 milionë lekë do të jepet në funksion të restaurimit të godinës së Mësonjëtores së Parë Shqipe. Ministria e Kulturës ka evidentuar dëmet dhe brenda vitit do të nisin punimet në godinë.

Në Mësonjëtoren e Parë Shqipe në vitin 1987 janë ulur nxënësit e parë për të mësuar Abetaren.

Gjendja e rëndë është evidentuar prej disa muajsh, por si masë ndërhyrje nuk është parë restaurimi i menjëhershëm, por ndërprerja e vizitave në Muze.

Tërmeti i rënë në fillim të muajit qershor ka përkeqësuar edhe më shumë situatën ndaj dhe Ministria e Kulturës është detyruar ta vendosë në listën e objekteve me risk të lartë.

Tanimë duket se një dritë jeshile është ndezur për  këtë Muze. Mësonjëtorja  e parë shqipe do të restaurohet.  Drejtori i Monumenteve të Kulturës, Gjergji Koki, tha se projekti do të vijojë në dy faza.

Gjergji Koki: Faza e parë është investigimi në godinë dhe më pas merret një vendim final pasi shikojmë të gjithë problematikat që mund të ketë objekti në brendësi të tij. Shpresojmë dhe nga të gjithë verifikimet që janë kryer nga ana jonë nuk ka probleme të pariparueshme në godinë, përkundrazi jemi në kohën e duhur për të mos agravuar më tej situata.

Brenda këtij viti pritet që të nisin punimet në godinë.

Gjergji Koki: Brenda vitit ne do të kemi mundësinë për ta filluar punën, nuk mund t’ju them dot nëse do ta kalojë këtë dimër apo jo sepse punimet e restaurimit janë shumë specifike, kanë shumë problematika të vogla të cilat zgjasin të gjithë afatin e punimeve. Por shpresojmë të mos i kemi këto, sepse projekti është shumë i detajuar dhe ka marrë parasysh çdo detaj në brendësi të godinës.

Projekti i restaurimit të Mësonjëtores së Parë Shqipe kap vlerën e 30 mln lekë të reja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KA DITËLINDJEN/ Ermir Lenjani feston 30 vjetorin e lindjes, merr urimin special nga... (FOTO)
Previous article TRITOL NËNKRYETARIT TË BASHKISË KAMËZ? Policia përgënjeshtron PD: Shpërthimi ndodhi...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT