• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Fondacioni pranë partisë së Merkel: Të hapen negociatat me Shqipërinë
Home
Shqipëri

Fondacioni pranë partisë së Merkel: Të hapen negociatat me Shqipërinë

4 May, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Shqipëria po përjeton një seri zhvillimesh të forta, të gjitha në kuadër të hapjes së negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.

Qëllimi është të bindet Gjermania, që e ka pozicionuar veten ndër vendet skeptike.

Pikërisht fondacioni gjerman ‘Konrad Adenauer’ i partisë së kancelares Angela Merkel-CDU, në një raport të sapopërfunduar, ‘u sugjeron’ deputetëve të Bundestagut që t’i thonë ‘Po’ hapjes së negociatave me Shqipërinë, por t’i vendosin një ‘Por’ kushtëzues qeverisë së Kryeministrit Rama.

Në përfundimet e Walter Gloss, kreu i Fondacionit në Shqipëri, nuk mungon as fakti se kryetari i partisë opozitare, PD, Lulzim Basha, ka lobuar pro hapjes së negociatave gjatë takimeve në Gjermani. Raporti, gjithashtu vëren, ato që quhen kritere të paplotësuara nga qeveria socialiste.

“Deri tani nuk ka suksese të mjaftueshme. Hapja e negociatave duhet të vendoset në bazë të kushteve të formuluara qartë, të cilat duhet të plotësohen më parë dhe pastaj të mund të hapen kapitujt fillestarë të negociatave”, përfundon raporti.

Fondacioni Konrad Adenauer (KAS), përfaqëson demokristianët gjermanë (CDU) dhe ka zyra në shumë vende të botës, përfshirë këtu edhe Tiranën. KAS operon si krahu ideologjik i partisë së kancelares Merkel dhe e merr emrin nga Konrad Adenauer, një prej kancelarëve më të suksesshëm dhe jetëgjatë të demokristianëve gjermanë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BIZNESMENIT I VENDOSIN FLAKËN NË BANESË/ Si nisi konfilti për supermarketin. Dyshohet se...
Previous article MotoGP, Rossi larg pritshmërive vijon të ndjekë kryesuesit

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia... Breaking News

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia...

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT