• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FOLTORJA” NË KORÇË/ Berisha replika me Yuri Kim: Nuk kam kërkuar negociim, por gjyq në Francë
Home
Politikë

“FOLTORJA” NË KORÇË/ Berisha replika me Yuri Kim: Nuk kam kërkuar negociim, por gjyq në Francë

15 October, 2021 Delo.autor Politikë

Qirinjtë e ditëlindjes së 77-të, Sali Berisha, i fiku në Korçë, por nuk la pas dore as sulmet ndaj Bashes, rames dhe nje replike me ambasadoren amerikane Yuri Kim..

Berisha: Sot këtu pata ditëlindjen më të bukur të jetës time me ju.

Pavarësisht se ishte një ditë festë për të, ish-kryeministri nuk e ndali betejën për ringritjen e Partisë Demokratike.

Në takimin me demokratët e Korçës, Berisha i ktheu një përgjigje ambasadores Yuri Kim, duke e sqaruar se nuk ka kërkuar negociim për shpalljen “non grata” nga SHBA.

Berisha: Në mënyrë absolute asnjë njeriu në botë nuk i kam kërkuar asnjë lloj ndihme. Zero. Pse? Gjykata, gjykata. Nuk kam fare as negociata, as stërnegociata, asnjë gjë. Edhe kryetari i thashë mos u përzieni, partia nuk ka punë me këtë çështje.

Gjatë fjalës së tij ai akuzoi Lulzim Bashën se i dhuroi zgjedhjet e 25 prillit Edi Ramës pasi sipas tij u mor me zgjedhjet brenda partisë.

Berisha: Zotëria, kryetari tha masakër dhe i legjitimoi karrigen Edi Ramës për të marrë karrigen e vet. Nuk bëri asnjë përpjekje në asnjë institucion ndërkombëtar për mbrojtjen e votës së demokratëve. Por Edi Rama nuk fitoi, nuk mori kurrë 74 mandate, ja dhuruam ne.

Berisha ndau edhe propozimet prë ndryshimet në statut. Një ndër to parashikon se kryetari i partisë në rast se fiton zgjedhjet jo domosdoshmërisht mund të marrë postin e Kryeministrit.

Berisha: Se kush do të jetë deputet, cili do të jetë këshilltar, do të vendosni ju me votën tuaj me primare. Edhe për Kryeministër, përsëri pas zgjedhjeve do të vendosni ju.

Akuza pati edhe për kren e qeverisë Edi Rama të cilin e quajti vasal të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Berisha: Minishengenin e krijoi Vuçiç sepse e di që për atë dyert e Europës janë të mbyllura sepse ai është një kryeministër doktrinar i gjenocidit, është i regjistruar duke deklaruar se për çdo serb duhet të vriten 100 myslimanë. A e di dhe përpiqet të marrë rol lideri në Ballkan.

Gjen dy vasalë, Edi Ramën dhe Zaevin dhe krijojnë një nismë që i kundërvihet terësisht nismës së Berlinit. Çfarë ndodhi në Lubjanë, nga kandidatë na kaluan në partnerë, partner mund të jetë dhe Uzbekistanit.

Viti 1997 solli kosto të mëdha për Shqipërinë por Berisha ftoi qytetarët të ngrihen më fuqishëm kundër qeverisjes së Edi Ramës pasi sipas tij do të bëhet shkak për bllokimin e negociatave me BE.

Berisha: Jemi ringritur në 1977 kur u bëmë copë-copë nga rebelimi komunist, por u ngritëm fuqishëm, tani do të ngrihemi edhe më shpejt, edhe më të fuqishëm.

Sali Berisha ftoi demokratët e Korçës të firmosi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar teksa tha se Agron Shehaj, ish-kandidat për kryetar të PD, duhet të ishte pjesë e Kryesisë së kësaj partie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”
Previous article MBYLLET FUSHATA ELEKTORALE NË KOSOVË/ Abdixhiku: Rikthimi ynë i madh në politikë është afër, hapim dyert e shpresës për...

Delo.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT