• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FOLËM 15 DITË DHE U LIDHËM…”/ Bashkëshorti rrëfen njohjen me Tina Pajollarin: E besoj, u betua për kokë të babait
Home
Aktualitet
Kronikë

“FOLËM 15 DITË DHE U LIDHËM…”/ Bashkëshorti rrëfen njohjen me Tina Pajollarin: E besoj, u betua për kokë të babait

18 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tina Pajollari u konsiderua si “molla e sherrit” që çoi në vrasjen e Martin Çeços më 12 qershor të këtij viti në fshatin Kolanec të Korçës.

Edhe pse ishte nën hetim nga policia dhe në deklaratat e saj për uniformat blu kishte pranuar se ka qenë e pranishme në momentin e vrasjes së të riut, kjo se ka penguar të nisë një lidhje dashurie dhe të fejohet.

 

 

18-vjeçarja mësohet se është njohur me Artion Ferrajn në fshatin Marjanë, pasi i riu dërgonte bagëtitë në mal.

Ai ka rrëfyer në emisionin “Uniko” detajet nga njohja e tyre, prezantimi me familjet dhe arrestimi i Tina Pajollarit.

Intervista e plotë:

Artion Ferraj: Po bëj rreth 2 vite që vij me bagëti këtu në Marjan. Jemi njohur me vajzën, Tina Pajollarin. Vinte mblidhte çaj, ishim takuar, këmbyem numrat e telefonit dhe kemi folur. U bë rreth 3 muaj që kemi folur, jemi lidhur. Rreth muajit korrik-gusht jemi takuar. Kemi folur ka zgjatur rreth 15 ditë që kemi folur në telefon pastaj jemi takuar. Kemi qëndruar bashkë, jemi lidhur dhe qëndruam rreth 15 ditë në fshat pastaj e kam marrë në shtëpi.

Jeni të fejuar apo martuar?

Artion Ferraj: Nuk jemi të martuar me letra, por kemi folur me familjet. Kam ardhur tek familja e saj dhe i kam thënë ‘çupën do ta marr unë’ dhe pastaj kam marrë Tinën e kam dërguar në shtëpi.

Keni ndërruar shenjë?

Artion Ferraj: Shenjë jo

Për ty Tina Pajollari është nusja jote?

Artion Ferraj: Po, e dua realisht. Çupën nga këtu e kam marrë e kam çuar në Vlorë, atje kemi darkuar, është bërë ceremonia që erdhi. Kështu e kemi bërë.

E kam pyetur për këtë çështje, sepse unë e dija pak a shumë. E kam dëgjuar në media. E pyeta herë pas here “A është e vërtetë?”, më ka thënë “Jo, s;’është e vërtetë. Mua më kanë bërë presion atje”. Ka qarë kur e kam pyetur, këmbëngulte “për kokë të babit dhe të vëllait nuk është e vërtetë”, kështu thoshte.

Në bindjen tënde a është e vërtetë?

Artion Ferraj: Nuk është e vërtetë, përderisa unë i kam hyrë kësaj pune, e kam marrë për nuse. Është bërë një e padrejtë, kjo gjë nuk është e vërtetë. Nuk është.

Tina Pajollari është arrestuar, më rrëfeni nga momenti kur e sollët nga Vlora dhe nusja juaj u vendos në pranga nga policia

Artion Ferraj: Mësuam që kishte ardhur policia këtu, na telefonoi mamja e saj tha ka ardhur një urdhër për tu paraqitur. Duhet paraqitesh për çështjen e të ikësh prap, kaq i ka thënë.

Nusja ishte në Vlorë me familjen time, unë isha në mal në Marjanë. Mori në telefon më tha që më ka kërkuar policia. I thashë takohemi në Korçë dhe e dërgova në Prokurori. Më thanë “prit këtu, se pak punë kemi dhe do të dalë”, “mirë, në rregull”, i thashë. Pritëm deri në 4:30 dhe doli Tina që do e çonin në polici. Më thanë “Kjo ka bërë një vrasje me paramendim, duhet të gjeni një avokat. T’ia gjej shteti, apo do ia gjesh vetë?”. I thashë që do e konsultoja me familjarët. Kaq.

martina pajollari1

Keni marr avokat?

Artion Ferraj: Kemi marrë avokat, e kemi gjetur vetë. Nuk pata mundësi të flisja me Tinën.

E njeh Valter Mollajn

Artion Ferraj: E njoh, biem qumësht në baxho dhe mblidhemi të gjithë, Kemi krijuar muhabet, i kam shkuar dhe tek shtëpia, kemi ngrënë bukë. Këta dy të tjerët nuk i njoh. Ai është njeri i urtë, njeri i mirë.

Kishe dëgjuar në fshat që ka pasur lidhje me Tinën?

Artion Ferraj: Jo! Nuk kanë pasur lidhje. Nëse do kishin lidhje, nuk do i hyja kësaj pune përderisa jam lidhur me atë vajzë. I kam besuar asaj dhe familjes së saj, që nuk është e vërtetë.

Të ka rrëfyer nëse ka folur në telefon me Martin Çeçon?

Artion Ferraj: Jo më ka thënë, e kam pyetur dhe më ka thënë që jo.

artion ferraj martina pajollari1

Çfarë mendon Tina se ka ndodhur?

Artion Ferraj: Ajo thotë se nuk e di nga erdhi e gjithë kjo.  “Më kanë trembur që kam bërë ato deklarata”, kështu më ka thënë. “Më kanë bërtitur, ajo policja, do pranosh këtë që është bërë”. I kam thënë që nëse është e vërtetë pranoje, nëse jo, mos e prano. “Kur shkoj atje më bërtasin dhe kam frikë”, këtë gjë më kanë thënë.

Do e mbështesësh Tinën?

Artion Ferraj: Do e mbështes për sa kohë e kam marrë për grua. Kjo gjë nuk është e vërtetë, do i qëndroj këtij besimi. Do e mbështes mesa do kem mundësi.

Thotë që kam qenë në Kolanec me këta të tre?

E di që e ka thënë, por nuk ka qenë atje.

Ke dijeni që Martini i ka shkuar?

Artion Ferraj: Po, më ka thënë që i kishte shkruar njëherë dhe i ka bërë bllok.

artion ferraj martina pajollari

Ke një mesazh për babain e Martin Çeços?

Artion Ferraj: Dua që të dalë e drejta. Ai të marrë drejtësinë e tij dhe ne të na vijnë njerëzit tanë në shtëpi, si ata djemtë.

Mendoj se edhe tre të arrestuarit nuk janë të përfshirë. I kanë arrestuar për shkak të deklarimeve, janë gjynah.

Nuk janë pasur lidhje dashurie, janë kushërinj në radhë të parë. Ai ka çupën sa Tina, këta hanë e pinë me njëri-tjetrin. S’ka mundësi të ndodhë, janë kushërinj.

Do vazhdosh të rrish në Marjanë?

Artion Ferraj: Dhe pak ditë jam sepse kam bagëtitë, do iki në Vlorë. Do vijoj ta mbështes Tinën dhe familjen e saj, nëse kjo gjë është kështu siç thonë këta. Në të kundërt nuk e mbështes dot, nëse e kanë bërë këtë gjë. Është gjë e madhe, nëse është e drejtë do e ndihmoj sa kam mundësi.

Do jem pranë Tinës derisa të sqarohet e vërteta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË GJETUR NË NOVOBËRDË/ Del ekspertiza: I përkasin biznesmenit të zhdukur që prej vitit 2021 (EMRI)
Previous article BOJKOTI I MËSIMIT/ Kreu i Sindikatës: Studentët janë dakord me kërkesat tona! Ja si do zëvendësohen orët

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT