• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
FMN raport mbi borxhin publik të qeverisë Rama. Zbulohen shifrat aktuale (FOTO)
Home
Ekonomi

FMN raport mbi borxhin publik të qeverisë Rama. Zbulohen shifrat aktuale (FOTO)

14 December, 2017 g.autor Ekonomi

Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaron se qeveria ka rritur borxhin publik edhe pas shlyerjes së detyrimeve të prapambetura. Në raportin e fundit mbi Shqipërinë, FMN vëren se në fund të këtij viti borxhi publik i Shqipërisë do të jetë 71.5 për qind ose 1.1 për qind më i lartë se sa në fund të 2013-ës.

Kjo do të thotë se në 5 vjet qeveria jo vetëm që nuk e ka ulur borxhin me asnjë pikë përqindje, por përkundrazi e ka rritur atë. Nëse krahasohet me vitin 2012 atëherë qeveria e ka rritur borxhin publik me 7.5 pikë përqindje.

Kjo në një kohë kur qeveria ka rritur ndjeshëm taksat dhe ka ngrirë rrogat dhe pensionet. Pra qytetarët paguajnë më shumë taksa, marrin rroga dhe pensione më të ulëta, por ndërkohë borxhi rritet.

***

Në fund të vitit 2012, borxhi publik i Shqipërisë ishte 64 për qind e Prodhimit Kombëtar. Por pas rrotacionit politik në vitin 2013, qeveria e re e rriti borxhin duke përfshirë në të edhe shifrën e detyrimeve të prapambetura. Si rezultat në vitin 2013 borxhi kërceu në 70.5 për qind.

Përgjatë gjithë këtyre viteve qeveria është mbrojtur se rritja e borxhit ishte e detyrueshme për shkak të detyrimeve të prapambetura që kishte lënë qeveria e demokratëve. Por edhe pas shlyerjes së tyre, qeveria ka vazhduar ta rrisë borxhin.

Tre vitet e shkuara qeveria ishte në një program me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Por edhe marrëveshja me FMN nuk e uli borxhin, përkundrazi e rriti atë.

Por shifra zyrtare e borxhit nuk i përfshin gjithë detyrimet e qeverisë, pasi në të nuk janë regjistruar koncesionet. Sipas FMN, nëse do të përfshihen edhe detyrimet që rrjedhin nga kontratat koncesionare atëherë borxhi i Shqipërisë është rreth nivelit 80 për qind.

FMN i ka kërkuar qeverisë të regjistrojë koncesionet si borxh sipas standardeve ndërkombëtare. Por deri tani kjo kërkesë është refuzuar në mënyrë kategorike nga qeveria, edhe pse kontratat koncesionare kanë arritur në rreth 540 miliardë lekë ose gati 45 për qind e Prodhimit Kombëtar.

Një pjesë e madhe e tyre paguhen nga buxheti i shtetit, rrjedhimisht janë detyrim drejtëprdrejt i qeverisë edhe pse nuk përfshihen në shifrën zyrtare të borxhit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Tahiri-Habilaj"/ Një oficer italian do të dëshmojë lidhjet e bandës me politikën shqiptare
Previous article "Më mori zvarrë"/ Drejtoresha në Korçë flet pas akuzave të edukatores: Ato shenjat në trup…

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT