Nese kursi i kembimit kthehet ne vlerat e vitit 2022 athere kjo ngjarje do te ketë me ndikim te lartë dhe
të menjhershem sidomos ne sektorin financiar, familjet dhe bizneset, veren Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në konsultimin e fundit të marreveshjes me Shqiperise.
Fondi vëren se rreziku per riversimin e euros eshtë mesatar, por nëse ndodh, rreziku shte i lartë. Ne raportin e fundit Fondi i kushtoi me shume vëmendje zhvillimeve të kursit te këmbimit dhe rëndësine që ka mbajja e regjimit fleksibël. Në vitin 2022 euro u këmbye mesatarisht mbi 120 leke, ndërsa në korrik 2024 euro u kembye per here te pare nen 100 leke.
“Nese kursi i kembimit mund te marrë një kthese te papritur duke u rikthyer ne nivelin e vitit 2022 do te ndikonte negativisht sektorin financiar, bizneset dhe familjet, nepermjet rritjes se kredive me probleme, duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e huavejanë në valutë” ve në dukje FMN. Fondi analizoi se zhvlerësimi i euros u nxit nga prurjet ne rritje te turizmit, emigranteve dhe investimeve te huaja, por kishte disa momente kur nënçmimi i nxit nga faktore jo themelore (spekulime).Kursi real efektiv i kembimit i Shqiperise mbeti pergjithesisht i qëndrueshëm ne 10 muajt e pare të 2024 pasi registroi një vleresim prej 11 per gind në 2023. Vleresimi kumulativ ne dekaden e kaluar shtë reth 35 pike per qind.
Ndersa Shqiperia moetet konkurruese si destinacion turistik, presionet per ta pozicionuar Shaiperine si konkurrente ne afatgjate do të shtohen nese rritja e
pagave vazhdon te tejkaloje rritjen e produktivitetit
të punes”, vlerëson FMN. Ne vitin 2024, hyrjet financiare neto u nxiten kryesisht nga flukset hyrëse te IHD-ve, te cilat
perbënin reth 7 per qind e PBB-së. FMN analizon
se investimet e huaja jane te perqendruara kryesisht ne turizem dhe sektoret e ndertimit dhe tani mund te riten me ritme me te ngadalta pasi flukset e turizmit stabilizohen. Banka e Shqiperisë i shtoi nderhyrjet ne kursin e kembimit gjate vitit 2024. Injektimi total ne vlerë vitin e kaluar ishte rreth 3 per qind e PBB-se. FMN rekomandon se Banka e Shqipërisë duhet te lejojë
që kursi i kembimit te pershtatet ne mënyre më fleksibel, ku nderhyrja do te sherbeje vetem si nje mjet plotësues në adresimin e luhatjeve jothemelore. Analiza e FMN konstaton ka pasur disa episode te kufizuara edhe vitin 2024, ne te cilin presionet themelore te vleresimit te lekut u nxiten nga forca jo-themelore. Ne te tilla rrethana, nderhyrjet ne kursin e këmbimit mund te sherbejnë si nje mjet plotësues per te thyer vrullin spekulativ, por te tilla nderhyrja duhet te jenë në shkallë te kufizuar analizon Fondi./


