• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FLUTURIMI I PARË NGA AEROPORTI I KUKËSIT/ Drejtori: Përfundon pista e plotë, ofrojmë çmimet më të ulëta
Home
Sociale

FLUTURIMI I PARË NGA AEROPORTI I KUKËSIT/ Drejtori: Përfundon pista e plotë, ofrojmë çmimet më të ulëta

14 April, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit “Zajed” janë drejt përfundimit. Të dielën e 18 Prillit një avion me pasagjerë nga Londra pritet të zbresë në pistë.

Në kantierin gjigant prej 100 hektarësh po punohet me ritme të larta. Në aeroport çdo investim është kryer nga fillimi.

Duke nisur që nga zgjatimi dhe rehabilitimi i pistës ekzistuese, rrugët e shërbimit, magazina, godina e zjarrfikësve, si dhe parking i avionëve. Drejtori i Aeroportit të Kukësit, Altin Progonati, thotë se është përfunduar pista prej 2200 metrash, ndërsa në zonën e parkimit është projektuar të qëndrojnë 3 avionë njëkohësisht.

“Këtu ndodhemi në vendqëndrimin e avionëve aty ku do parkohen avionët i cili është një investim krejtësisht i ri prej 18 mije metrash katror mbrapa kemi terminalin gjithashtu një investim. Pas meje ndodhet edhe taxw pjesa që lidh vendqendrimin e avioneve me pistën edhe ajo një investim i ri i ribërë nga e para. Aeroporti aktualisht mund të quhet operacional”, shprehet Altin Progonati.

Me të njëjtin ritëm po punohet edhe brenda terminalit me një sipërfaqe prej 3500 m2.

“Terminali është konceptuar me ardhjen e pasagjerëve nëpërmjet gate-ve direkt përballen me check-in e cila është zona ku do bëhet prerja e biletës dorëzohen bagazhet të cilat do të përpunohen në pjesën mbrapa e cila është edhe zona e bagazheve dhe pastaj pasagjerët prej këtu duhet të vazhdojnë në korridorin e sigurisë për të dal më tutje në zonën e tranzitit dhe për të vazhduar fluturimin e tij”, shton ai.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit do të ofrojë çmimet më të ulëta dhe po tërheq linjat low cost.

“Aeroporti i Kukësit është konceptuar si një aeroport low cost dhe do t’i ofrojë pasagjerëve që do të fluturojnë nga ky aeroport destinacione të tilla si Zyrihu, Basely, Milano, Bermingen, Londer, ku do jetë edhe fluturimi i parë që do bëhet nga Air Albania nga vendet Skandinave ndoshta Stokholmi”, deklaron më tej Progonati.
Drejtuesit thonë se deri më tani ky aeroport ka punësuar 110 persona, shifër kjo që pritet të rritet.

“Ka edhe shërbime të tjera të cilat janë të lidhura me aeroportin duke filluar që nga shërbimet parkimi hoteleria lokalet e ndryshme që do të kenë edhe këto impaktin e tyre në punësim”, thekson drejtori i aeroportit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATO E VERËS/ Sulmuesi Jovic rikthehet tek Reali, Milani përgatit ofensivën. Ja dy klubet që futen në garë...
Previous article E PABESUESHME/ "Çmenduria" në Irlandën e Veriut, shikoni autogolin më të bukur që keni parë ndonjëherë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë Aktualitet

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona Aktualitet

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT