• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLUTURIME ME HELIKOPTER NË MAJATE ALPEVE NË VALBONË/ Klosi: Biznes me boom ekonomik për zonën (FOTO+VIDEO)
Home
Sociale

FLUTURIME ME HELIKOPTER NË MAJATE ALPEVE NË VALBONË/ Klosi: Biznes me boom ekonomik për zonën (FOTO+VIDEO)

19 February, 2020 Delo.autor Sociale

Mbi 130 mijë turistë vizituan Valbonën gjatë vitit 2019, parajsën natyrore shqiptare ku tanimë po promovohet një lloj i ri biznesi turistik, fluturimi me helikopter në majat e alpeve. Kryeministri Rama publikoi mëngjesin e sotëm në facebook, një intervistë me Ministrin e Turizmit Blendi Klosi, nga Valbona, ku po ushtrohet ky lloj biznesi.

“Kjo zonë falë investimeve në turizëm vetëm në vitin 2019 u vizitua nga mbi 130 mijë turistë, mes tyre edhe producentë të huaj që kanë zgjedhur Valbonën, panoramë të filmave të tyre”, shkruan kryeminsitri. Ministri Klosi tha për ERTV se një hapësirë e tillë si Valbona është mundësi unikale në rajon dhe të huajt duan ta promovojnë. Së fundmi një grup slloven ka ftuar producentë filmash që po e promovojnë Valbonën përmes prodhimeve të tyre.

“Kompania sllovene që e promovon biznesin me helikopter është shumë e kënaqur dhe kjo sjell boom ekonomik për zonën”, shtoi ai. Sipas Ministrit të Turizmit, Janari i vitit 2020 ka shënuar 17. 8 % më shumë rritje vizitorësh se sa i njejti janar i vitit 2019. Në Shqipëri kanë hyrë plot 234 mijë shtetas të huaj që janë regjistruar në kufirin shqiptar. Edhe shkurti, sipas Klosit, ka filluar në mënyrë të mbarë, pasi 10 ditëshi i parë i shkurtit 2020, ka shënuar mbi 10 përqind rritje krahasuar me shkurtin e 2019. Sipas Klosit, në vitin 2019 kemi patur një bum investimesh në fushën e turizmit nga investiture vendas dhe te huaj. “Deri ne fund te sezonit besoj se keto investime do te shtohen duke shkuar në mbi 200 milionë euro investime të drejtpërdrejta nga biznesmenet lokalë shqiptarë dhe të huaj”, përfundoi Klosi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA E HAPUR PËR IDENË E SHKËMBIMIT TË TERRITOREVE? Grenell reagon ashpër: “Fake news”, ju nuk më keni kontaktuar për të më pyetur
Previous article TALENTI HAALAND NJË "RRUFE"/ Shikoni sprintin e “yllit” të Dortmund në ndeshjen ndaj PSG (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

E DIELA SJELL VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E DIELA SJELL VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SHQIPËRIA NË NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA Aktualitet

SHQIPËRIA NË NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun Aktualitet

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT