• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FLUKSE TË LARTA TË GUAHTIT/ Shqipëria tejkalon shifrën e 7 milionë turistëve gjatë këtij viti
Home
Sociale

FLUKSE TË LARTA TË GUAHTIT/ Shqipëria tejkalon shifrën e 7 milionë turistëve gjatë këtij viti

9 September, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Mbi dy milionë vizitorë të huaj janë regjistruar gjatë muajit Gusht të këtij viti, ose 18% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke e çuar në rreth 7.2 milionë numrin e turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë në këto 8 muaj. Kjo shifër i afrohet rekordit prej 7.5 milionë turistësh që u arrit në vitin 2022, viti më i mirë ndonjëherë në turizëm në bilanc shifrash.

“7.190.410 vizitorë të huaj kanë ardhur në Shqipëri gjatë periudhës Janar−Gusht 2023 ose 27% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022”, saktësohet në grafikët e bërë publikë nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Një shifër që kurorëzon punën e të gjithëve, të ekipit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të bashkive, turoperatorëve e mbi të gjitha të çdo hotelieri dhe profesionisti në sektor, që ka investuar me përkushtim në ngritjen e reputacionit të Shqipërisë turistike”, shkruan ministrja Kumbaro.

Gjatë vitit 2023, përveç shifrave të larta, Shqipëria ka përjetuar edhe një ‘bum’ të promovimit mediatik botëror të potencialeve të saj turistike, deri tani shumë pak të zbuluara për botën.

Përveç vizitorëve nga Kosova, që mbajnë vendin e parë në të njëjtat shifra si vitin e kaluar, gjatë këtyre muajve tregje interesante paraqiten Spanja, Italia, Turqia, Mali i Zi, Franca, etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI NË MAROK/ Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet e tij: Shqipëria ndan të njëjtën dhimbje me popullin marokien
Previous article NDRYSHIMET NË QEVERI/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ Aktualitet

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin Aktualitet

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin

NGA SATELITËT TE DRONËT/ Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret Aktualitet

NGA SATELITËT TE DRONËT/ Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT