• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FLUKS NË RRITJE I TURISTËVE NË APOLONI/ Drejtoresha e parkut: 50 mijë vizitorë deri tani
Home
Sociale

FLUKS NË RRITJE I TURISTËVE NË APOLONI/ Drejtoresha e parkut: 50 mijë vizitorë deri tani

18 August, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Parku Arkeologjik i Apolonisë u vizitua nga rreth 50 mijë turistë në periudhën janar-gusht 2023, duke shënuar kështu një rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë.

Kështu konfirmoi sot për ATSH-në, drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, Ornela Durmishaj, ndërsa iu referua statistikave të numrit të turistëve për këtë periudhë të vitit.

Sipas Durmishaj, “të dhënat tregojnë se është tejkaluar si numri i vizitorëve ashtu edhe të ardhurat nga biletat, krahasuar me vitin e kaluar”.

Ajo theksoi se numri i turistëve që vizituan Parkun Arkeologjik të Apolonisë gjatë kësaj periudhe shënon një rritje të konsiderueshme, po të kemi parasysh se gjatë gjithë vitit 2022, Apoloninë e vizituan gjithsej 52 244 turistë.

Ky vit ka nje rritje shumë të lartë të vizitorëve. Në fund të muajit gusht Parku Arkeologjik i Apolonisë do të kalojë numrin e vizitorëve të gjithë vitit 2022”, theksoi Durmishaj.

Sa i përket turistëve të huaj, Durmishaj tha se “këtë vit numri i vizitorëve nga vendet europiane është shumë i madh,”.

“Përqindjen më të lartë të vizitorëve e kanë turistët italianë, spanjollë, francezë, polakë etj”, theksoi ajo. Ndërkohë të shumtë kanë qenë edhe turistët familjarë që kanë vizituar sitin arkeologjik.

Apolonia në Fier është një nga sitet më të mëdhenj të Shqipërisë, por edhe një nga qytetet më të mëdhenj në botën antike. Si një nga 27 Apolonitë e pellgut të Mesdheut, ajo është një nga vlerat e perlat e trashëgimisë tonë arkeologjike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "STERILIZIMI"/ Zbardhen argumentet që SPAK paraqiti në GJKKO! U dhanë tetë masa sigurie
Previous article DETAJET/ Digjet në orët e para të mëngjesit një automjet në Velipojë, merr flakë dhe një tjetër ngjitur, dyshohet...

s.autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT