• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FLUKS DREJT BREGDETIT NË VEND/ Policia arreston 12 drejtues mjetesh: Mos nxitoni për të arritur në destinacion
Home
Aktualitet
Kronikë

FLUKS DREJT BREGDETIT NË VEND/ Policia arreston 12 drejtues mjetesh: Mos nxitoni për të arritur në destinacion

8 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Rrugore ka arrestuar 12 drejtues mjetesh, pezulluar 58 leje drejtimi dhe gjobitur 1679 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Fluksi i lartë i automjeteve që i drejtohen bregdetit ka bërë që shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë mbi normën e lejuar apo të kryejnë manovra të rrezikshmne në rrugë.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të rrespektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos nxitojnë për të shkuar në destinacion.

Policia e Shtetit

Fluks i lartë në akset rrugore nacionale në drejtim të zonave bregdetare dhe në kthim. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion🏠 të sigurt dhe me patentë në xhep, se kudo ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike.

Gjatë 24 orëve të fundit në akset nacionale duke filluar nga rruga e Kombit e deri në Sarandë e Korçë, pavarësisht fluksit të lartë të automjeteve në qarkullim, janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë gati dyfishin mbi normën e lejuar, apo kanë kryer parakalime dhe manovra të rrezikshme në rrugë  duke u kthyer në burim potencial për përfshirje në aksidente rrugore .

Nga patrullat e Policisë Rrugore  janë arrestuar në flagrancë 12 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 58 Leje drejtimi, nga të cilat 37 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1679 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore, nisur nga fakti se në akset rrugore përgjatë gjithë ditës së sotme ka pasur dhe vijon të ketë fluks të lartë të automjeteve që qarkullojnë në të dyja kahet e lëvizjes dhe tashmë fluksi më i madh është në kthim nga zonat bregdetare, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRET NË VLORË/ Turistët në Orikum, mes detit të pastër dhe flakëve të Karaburunit (VIDEO)
Previous article TJETËR VATËR ZJARRI NË FIER/ Fshati Corrush “nën pushtetin” e flakëve, zjarrfikëset në vendngjarje (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ Aktualitet

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin Aktualitet

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin

NGA SATELITËT TE DRONËT/ Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret Aktualitet

NGA SATELITËT TE DRONËT/ Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT