• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Flisni me veten? Ja shpjegimi që japin studiuesit
Home
Shëndet

Flisni me veten? Ja shpjegimi që japin studiuesit

27 August, 2018 F.autor Shëndet

Ne shpesh flasim me veten, jo vetëm kur humbasim çelësat në çantë  apo në punë. Por ngrihet pyetja nëse të flasësh me vetën, është diçka prej të çmendurish apo të vetmuarish? Një studim i publikuar tek “The Conversation”, zbulon se nuk është kështu, përkundrazi është një aktivitet shumë i domosdoshëm.

Monolog në heshtje

Le ta nisim me dialogët e brendshme, që të tjerët nuk i dëgjojnë. Bëhet fjalë për biseda mjaft serioze që ne i imagjinojmë me mendjen tonë gjatë natës dhe ditës. Shërbejnë për të organizuar e planifikuar veprime, duke konsoliduar kujtimet dhe bashkëpunuar me emocionet. Me fjalë të tjera, arrijmë që të mbajmë veten në kontroll dhe dimë se çfarë duhet të bëjmë.

Zë që koordinohet

Kur kryejmë një veprim dhe njëkohësisht flasim rreth tij, ky quhet një dialog i koordinuar. Në këtë rast truri i njeriut aktivizohet më mirë. Nga kjo del se dialogu i brendshëm  luan një rol të rëndësishëm edhe pse jo ekskluziv të veprimeve tona.

Kur zëri i brendshëm të kthehet në torturë

E folura me veten mund të bëhet një shoqërues i keq. Në tre të mëngjesit, e gjitha ajo që dëshirojmë është që të ndalemi së menduari dhe të flemë gjumë, por mendimet tona na torturojnë. Zëri i brendshëm nuk ndalet, ndonëse ju doni fort që kjo të ndodhë. Për të shpëtuar prej zërit të brendshëm lexoni një libër përpara se të shtriheni për të fjetur sepse kjo do të ju bëjë që të ndalni së foluri me veten dhe të qetësoheni.  Tek njerëzit e prekur nga ankthi apo depresioni, këto dialogë të brendshëm mund të bëhen shurdhues dhe të na pengojnë neve që të bëjmë një jetë normale. Zhdukja e zhurmës që nga torturon së brendshmi, nuk është e nevojshëm për shëndetin psikologjik.

Më zë të lartë

Shpesh këto dialogë të heshtur e gjejnë shfryrjen tek e folura me zë të lartë, edhe pse askush nuk po na dëgjon. Ndodh sidomos në ato moment që kërkojnë një përqendrim të lartë: si për shembull  kur ju jeni duke lexuar udhëzime që iu lejon një përqendrim më të lartë dhe rrit kontrollin mbi detyrën. Në fakt duket si një mënyrë për të inkurajuar veten dhe për ta drejtuar atë në mënyrë eksplicite që të funksionojnë më mirë drejt qëllimit të paracaktuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja si të largoni mavijosjen nga sytë
Previous article VIDHNIN SENDE ME VLERA TË MËDHA/ Shkatërrohet banda që grabiste shtëpitë e pasura në Britani

F.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT