• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Flisi në gjumë? Ja cfarë të thotë
Home
Shëndet

Flisi në gjumë? Ja cfarë të thotë

4 November, 2017 Klea.XH Shëndet

Çfarë horrohesh fshihen në subkoshiencën tonë? Sipas një studimi të ri francez, më i madhi mbi këtë temë – mbi të folurën gjatë gjumit dhe atyre që thuhen, hulumtuesit shkencorë zbuluan se fjala më e përdorur është “jo” dhe sharja “putain” në frëngjisht, që thuhet 800 herë më shpesh gjatë gjumit sesa kur janë zgjuar.

Studimi gjithashtu zbuloi se burrat flasin në gjumë më shumë se gratë dhe përdorin më tepër fjalë ofenduese.

Të folurit në gjumë, ose somnilokia, është një nga parasomnitë (që përfshijnë edhe të ecurit somnambul dhe makthet gjatë natës).

“Në përvojën time, të folurit në gjumë mund të jetë i lidhur me mbistimulimin e sistemit nervor nga përdorimi i pajisjeve teknologjike  para fjetjes apo abuzimi me kafeinën,” thotë dr. Nerina Ramklakhan, terapiste gjumi. “

“Këto lloje sjelljesh u ndodhin gjithashtu personave që tregohen të ashpër me veten. Janë perfeksionistë, por shpeshherë lënë pa thënë atë që duan të thonë vërtetë. Kur shtrihen të flenë natën, gjithçka u del nga goja pa vetëdije.

Ideja që mund t’i zbulosh sekretet më të thella dikujt gjatë gjumit është shumë joshëse. Ka aplikacione që regjistrojnë të folurit në gjumë (Sleep Talk Recorder është një aplikacion që regjistron gjithçka që ju mund të thoni ndërsa flini).

Por, a mund të rrëfesh një vrasje në gjumë? Apo të pranosh tradhtinë? Profesor Jim Horne, autor librash mbi subjektin dhe ish drejtues i qendrës kërkimore të gjumit në Universitetin Loughborough, thotë që s’duhet t’i stër-analizojmë ato që thuhen në gjumë.

“E folura në gjumë ka tendencën të ndodhë gjatë gjumit të lehtë. Kalon nga i lehti në gjumë të thellë dhe pas 70-90 minutash, ndodh gjumi i ëndrrave, që përsëritet çdo 90 minuta”.

E folura në gjumë nuk ka lidhje me ëndërrimin. Ka të bëjë me fazën e lehtë të gjumit ku “mendja është duke shëtitur dhe gjarpëruar. Janë mendime të hallakatura të një truri të lodhur”.

Ky fenomen ndodh zakonisht tek fëmijët, dhe me kalimin e moshës fillojnë të pakësohen rastte. Megjithatë duhet thënë se një rol të rëndësishëm luan edhe faktori gjenetik, ashtu si ankthi dhe stresi.

Sidoqoftë, një gjë është e qartë. “Dikush që flet vazhdimisht në gjumë, me siguri është shumë në ankth dhe ndoshta duhet të zbuloni ç’po i shqetëson”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Qeveria do të shpenzojë 1 miliard lekë për rikonstruksionin e ministrive
Previous article Arrestimi i biznesmenit/ Prokuroria do të marrë në pyetje shoferin e ish-ministrit

Klea.XH

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT