• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Flet sociologu Tushi: Ja arsyet e përhapjes masive të krimit në vend. Vrasës mund të jetë KUSHDO
Home
Sociale

Flet sociologu Tushi: Ja arsyet e përhapjes masive të krimit në vend. Vrasës mund të jetë KUSHDO

22 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Sociologu Gëzim Tushi ka zbuluar disa nga arsyet kryesore të përhapjes masive të krimit në shoqërinë shqiptare.

Tushi deklaroi në studion e “ReportTv” faktorët historikë dhe të transitit janë ata që kanë çuar në këtë gjendje, ndërsa shtoi se krimi ka marrë përmasa të frikshme, duke u shtrirë kudo.

Sipas tij, sasia e madhe e krimit në vendin tonë tregon se ka rënë vlera e jetës dhe kjo, sipas sociologut, është diçka e turpshme, pasi shumë fenomene të krimit janë jashtë standardit.

Tushi sqaroi se kriminelë nuk janë vetëm qeniet e hutuara, analfabetët, por krimi te ne nuk ka të bëjë as me nivelin arsimor.

“Shoqëria shqiptare e ekspozuar përballë krimin. Në kohën e diktaturës nuk ishte në kot nivele kaq të përhapura, pasi ishte shteti që i thyente dhëmbët krimit, pasi bënte vetë shkeljet e mëdha. Kjo gjendja e transit, e të dalit nga vetja, po bëhet shumë dominante. Faktorët historikë, transit, te ne kanë sjellë këtë situatë, në të cilën krimi ka filluar të bashkëjetojë me njerëzit, po bëhet kulturë e pranueshme nga shoqëria.

Lufta e krimit nuk bëhet nga faktorët të ndarë veç e veç. Shteti demokratik është më i zbutur përballë ligjit. Sa më shumë të kulturuar, të zhveshur nga paragjykimet, se në fund të fundit ky djali është viktimë e një maskiliteti. Ne kemi nevojë të forcojnë institucionet e disiplinës, që kanë të bëjnë me burgjet. Në rrugët tona qarkullojnë njerëz me probleme mendore, tipologjia e krimit është përhapur.

Një miku im nga Vlora, kur po vija këtu, më tha që të vendosen fonde nga buxheti i shtetit që të bëhen emisione të ndryshme për të parandaluar këtë tipologji që po përhapet kaq shumë. Ka ardhur koha kur individi duhet të jetë i fortë. Në shoqërinë shqiptare sasia e madhe e krimit tregon se ka rënë shumë vlera e jetës. Nuk ka turp më të madh për shoqërinë kjo.

Te ne shumë fenomene të krimit janë jashtë standardit. Është e pabesueshme që një qenie me arsim të kthehet në një përbindësh, të bëhet kriminel dhe të marrë jetë. Kriminelë nuk janë vetëm qeniet e hutuara, analfabetët, por krimi te ne nuk ka të bëjë as me nivelin arsimor. Ne kemi krim në zonat urbane, rurale, është i shtrirë gjithandej, ka shkaqe sociale përtej atyre individuale. Kjo po e bën shoqërinë tonë të pajetueshme”, tha Tushi.

/shqiptarja

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Makina “tradhëton” takimin sekret Aubameyang-Arsenal
Previous article Armina Mevlani fluturon drejt Parisit, por nuk do e besoni në krahët e kujt është (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT