• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Flet shefi i Emergjencave Civile: Do ketë erëra të forta dhe shtrëngata shiu, 4 qytetet më të rrezikuara
Home
Sociale

Flet shefi i Emergjencave Civile: Do ketë erëra të forta dhe shtrëngata shiu, 4 qytetet më të rrezikuara

30 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, duke bërë një tablo të situatës së motit të keq ka deklaruar se aktualisht në vend bien reshje mesatare, por ato pritet të intensifikohen në ditët e ardhshme dhe do të shkaktojnë probleme kryesisht në jug të vendit.

“Shërbimet meteorologjike vendase dhe të huaja kanë dhënë informacion të detajuar mbi situatën e pritshme, kryesisht për zonën jug-perëndimore. Në vijim të natës së sotme dhe datës 1 dhjetor do të ketë mbi 110 milimetra reshje nga 35 mm që kanë qenë në 24 orët e kaluara”, ka deklaruar Premçi.

Duke folur për “Report TV”, zyrtari i lartë ka paralajmëruar se, rrjedhimisht do të ketë edhe prurje të lumenjve të vendit, nga të cilët Semani dhe Vjosa pritet të kenë më të mëdhatë.

Duke nënvizuar se e premtja dhe paraditja e së shtunës do të jenë problematike për pjesën jug-lindore, Premçi ka theksuar se, shtabet e Emergjencave Civile në rrethe janë vënë në gatishmëri me të gjitha strukturat operacionale, duke marrë të gjitha masat paraprake.

“Do të ketë erëra të forta dhe shtrëngata shiu, që do të jenë problematike. Në këtë aspekt, reagimi ka rëndësinë e vetë sepse përmbytjen nga mospërmbytja e ndan një vijë e hollë. Sepse nëse nuk funksionojnë kanalet e nëntokës në zonat urbane dhe ato mbi tokë në ato rurale do të ketë një vërshim të madh”, ka deklaruar Premçi.

Ndërsa ka garantuar se sistemet e kanaleve do të jenë të pastruara, shefi i EC ka thënë më tej se qytetet më të rrezikuara do të jenë Vlora, Fieri, Gjirokastra dhe Korça.

Ndër të tjera, Premçi ka vlerësuar se ky sezon reshjesh e gjen Shqipërinë më të përgatitur përballë reshjeve, falë investimeve, sipas tij, serioze të qeverisë për mirëmbjatjen e tokave bujqësore.

Gjithashtu, “janë bërë investime me financim nga BE dhe në 17 segmente argjinaturë është ndërhyrë në mënyrë serioze nga Ministria e Bujqësisë, sidomos në anët e lumit Mat. Nga raportimet e deritanishme presim që situata të kalojë e qetë”, ka shtuar Premçi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dueli i madh i boksit Joshua-Parker/ Propozohet stadiumi i Barcelonës
Previous article Përplasen 5 makina në rrugën e Kombit, bllokohet qarkullimi

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT