Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka thumbuar ish kryeministrin Berisha sa i perket deklaratave të ketij te fundit për kontrollin e pandemisë në Shqipëri, shkruan AlpeNews.al
Spiropali thekson se ai po e ngaterron aritmetikën me keq se pupaci i vet, duke iu referuar kreut të PD Lulzim Bashës.
Postimi i plotë:
“Doktori i falimentuar po flet përçart për kontrollin e pandemisë, spitalet, vdekjet, shtrimet, statistikat, testet, masat parandaluese.
S’di se ç’flet. Ka rënë në delir të thellë. Ka humbur çdo vetkontroll dhe çdo lidhje me realitetin.
Kryeministri i Gërdecit, i panikosur nga humbja e afërt e vetes dhe e zhganit që e rrethon, sikur flet nga ndonjë planet tjetër.
Vrasësi i 21 Janarit po e ngatërron Aritmetikën më keq se pupaci i vet.
Don Kishotin e Tranzicionit e kanë lënë ment’ e kokës.
Frikacaku i pashërueshëm s’po sheh nga sytë, s’po dëgjon nga veshët.
Mos u merrni me humbësin e çakërdisur.
Mbani maskën!
Ruani distancën!
Së bashku do fitojmë!”


