• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLET PËR KOSOVËN NË PARIS/ Lavrov: E shpalli pavarësinë pa referendum dhe u njoh menjëherë nga perëndimi
Home
Rajon

FLET PËR KOSOVËN NË PARIS/ Lavrov: E shpalli pavarësinë pa referendum dhe u njoh menjëherë nga perëndimi

13 November, 2019 F.autor Rajon

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka bërë krahasim në mes të Krimesë dhe Kosovës, teksa ka kritikuar perëndimin në një takim pyetje-përgjigje, të organizuar në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

Ai ka akuzuar shtetet perëndimore për standarde të dyfishta, meqë sipas Lavrovit “kur diçka është në interes të perëndimit, ata e konsiderojnë të drejtën e njerëzve për vetëvendosje si të shenjtë, mirëpo kur diçka nuk lidhet me interesat e tyre, atëherë ata e shpallin këtë të drejtë si të paligjshme”.

Ilustrim i këtyre deklaratave ka qenë Kosova dhe Krimea. “Krahasoni Kosovën dhe Krimenë: një referendum është mbajtur në Krime dhe nuk ka pasur referendum në Kosovë. Megjithatë Kosova është njohur menjëherë si shtet i pavarur nga shumica e vendeve perëndimore”, ka thënë ai, shkruan Rel.

  • foto galeri

Rusia ka aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Rusia më 2014. Referendumi i mbajtur në këtë rajon është cilësuar si i paligjshëm nga Ukraina dhe fuqitë perëndimore. Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore kanë sanksionuar Rusinë për këtë veprim, derisa kanë vazhduar këto masa edhe për shkak të rolit të separatistëve rusë në luftimet me forcat qeveritare në lindje të Ukrainës.

Si pasojë e këtyre luftimeve kanë vdekur mbi 10,300 persona. Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt të vitit 2008. Sipas ministrisë së Jashtme të Kosovës, shtetësia e këtij vendi është njohur nga 116 shtete.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANAIRI I LIBRIT NGRE SIPARIN/ Botuesit: Korridori i librit, mënyra më e mirë për në Europë
Previous article EDY REJA THA SE GREZDA NUK E PRANOI FTESËN/ Reagon sulmuesi i Kombëtares: Për korrektësi më duhet të…

F.autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona Rajon

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve Rajon

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT