• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLET NGA ZALLBASTARI/ Veliaj: Mbajtëm premtimin për banorët, rruga jonë të çon në destinacion
Home
Politikë

FLET NGA ZALLBASTARI/ Veliaj: Mbajtëm premtimin për banorët, rruga jonë të çon në destinacion

3 October, 2020 F.autor Politikë

Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e vijoi turin e tij sot në Zall Bastar, ku tha se rruga e përfunduar i ka dhënë një hov të ri zhvillimi gjithë zonës, pas vitesh pothuajse e izoluar dhe me resurse natyrore të pashfrytëzuara.

“Është fakt i jashtëzakonshëm se rruga sjell zhvillim. Sigurisht, asfalti nuk është gjithçka, por zemra e njerëzve, kreativiteti i tyre, puna, krahët e përveshura janë gjithçka. Ama, rruga ndihmon, është zhvillim dhe ta bën më të lehtë sjelljen e produktit në Tiranë apo tironsin të shpenzojë këtu, ose edhe një investim për bujtinë, agroturizëm etj. Jam shumë i lumtur që e kemi mbajtur premtimin në Zall Bastar dhe kur takojmë shokët tanë të djathtë apo të partive që kanë humbur rrugën, u themi se rruga jonë të çon në destinacion, fjalët i mbajmë dhe i kryejmë punët”, u shpreh kryebashkiaku.

Ai ka ftuar qytetarët e Tiranës që fundjavave të tyre t’i shtojnë edhe këtë zonë fantastike.

“Tani Zall Bastari është vetëm 15 minuta larg; është një pyll i madh me pisha e pemë, një zonë ndër më të bukurat. Tiranës i është hapur një mushkëri shumë afër qendrës. Kjo mund të quhet zyrtarisht fundjava e parë ku Zallbastari është hapur për të gjithë miletin, miqtë, turistët”, tha Veliaj, duke shtuar se, “siç vumë në hartë Shën Gjergjin, me festën e domates, me investimet dhe bujtinat e hapura aty, e siç edhe Baldushkun e vumë në hartë me tregun gjelit të detit, ka ardhur koha ta vëmë edhe Zall Bastarin në hartë, nga një xhep i humbur, në një xhevahir që pastrohet dhe del në dritë”.

Veliaj ndaloi edhe në një baxho të zonës, prej nga ku ftoi jo vetëm qytetarët që të vijnë dhe të provojnë produktet bio, por edhe investitorë të tjerë që të zgjerojnë aktivitetet e tyre edhe në Zall Bastar, pasi falë rrugës së re distanca tashmë është shkurtuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHIM I FUQISHËM/ Momenti kur hidhet në erë me 130 kg EKSPLOZIV pallati 14 katësh në Durrës (VIDEO)
Previous article COVID-19/ Vdesin 4 persona, rekord të infektuarish në Maqedoninë e Veriut

F.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT