• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLET NGA SPAK/ Berisha:  Më kanë shtuar akuzë se fëmijët e mi përfituan nga privatizimi i banesave…
Home
Politikë

FLET NGA SPAK/ Berisha: Më kanë shtuar akuzë se fëmijët e mi përfituan nga privatizimi i banesave…

5 January, 2026 s.autor Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj akuzave të ngritura ndaj tij, duke deklaruar se Prokuroria e Posaçme ka shtuar si element akuze faktin që fëmijët e tij kanë përfituar nga privatizimi i banesave, një proces nga i cili, sipas tij, kanë përfituar mbi 1 milion qytetarë shqiptarë.

Berisha sqaroi se në dosjen e akuzës thuhet se pasi ai u zgjodh President i Republikës në vitin 1992 dhe qëndroi në detyrë deri në vitin 1997, shtetasit Malltezi, të cilët në atë kohë nuk kishin asnjë lidhje me çështjen “Partizani”, kanë nisur investime për përfitim të të drejtave mbi pasuri të paluajtshme.

Duke iu referuar deklarimeve të pasurisë të depozituara në ILDKPKI, Berisha theksoi se vajza e tij, Argita Malltezi, në deklaratën e vitit 1993 ka evidentuar vetëm pronësinë e një apartamenti banimi me sipërfaqe 77 metra katrorë në rrugën “Myzeqari”, të përfituar nga privatizimi, ku zotëronte një të tretën e apartamentit.Ai shtoi se edhe vetë ka deklaruar një apartament 3+1 të privatizuar, ku e drejta reale e pronësisë u takon bashkëjetuesve, bashkëshortes dhe djalit.

“Fakti që vajza dhe djali im, në përputhje të plotë me ligjin, kanë përfituar nga privatizimi i banesave, po paraqitet si akuzë për korrupsion nga një prokurori politike,” u shpreh Berisha, duke theksuar se ligji i privatizimit të banesave parashikonte përfitim edhe për fëmijët mbi 18 vjeç.

Sipas tij, konkluzionet e Prokurorisë së Posaçme janë jo vetëm të pabazuara në fakte, por edhe alogjike, pasi përpiqen të rëndojnë situatën duke lidhur në mënyrë artificiale funksionin e tij shtetëror me procesin e privatizimit.

“Familja Malltezi ka përfituar nga privatizimi i banesave ashtu si mbi 1 milion shqiptarë. Në atë kohë, ata nuk kanë qenë kryefamiljarë, por anëtarë të familjeve që kanë privatizuar banesat në përputhje me ligjin 7652,” deklaroi Berisha.

Ai e cilësoi këtë si një risi të akuzës së ngritur nga SPAK, duke e konsideruar atë të motivuar politikisht dhe pa bazë ligjore.

Berisha: Sa për t’ju informuar se në akuzat kundër Sali Berishës rezulton edhe fakti se pasi në vitin 1992, shtetasi Sali Berisha është zgjedhur president i republikës së Shqipërisë duke qëndruar në pushtet gjer në vitin 1997, shtetasit Malltezi, që në atë kohë nuk kanë asnjë lidhje me dosjen Partizani, konstatohet se kanë filluar investimet në përfitim të drejtash mbi pasuri të paluajtshme.
Tani dëgjojeni se cilat janë pasuritë.
Referuar deklaratave të dorëzuara në ILDKP të pasurisë, konstatohet se shtetasja Argita Malltezi ka evidentuar në deklaratën e saj për vitin 1993 pronësinë vetëm të një apartamenti banimi me sipërfaqe 77 metër katrorë në rrugën Myzeqari, përfituar nga privatizimi, pjesa që zotëron një e treta e apartamentit.
Gjithashtu Sali Berisha deklaron se zotëron një apartament 3 plus 1, të privatizuar, të drejtë reale zotërojnë bashkëjetuesit, bashkëshortja dhe djali.
Tani kjo, se vajza ime dhe djali im, në përputhje me ligjin, vajza ime ka zotëruar një të tretën e apartamentit siç i takonte në atë kohë sepse ishte mbi 18 vjeç dhe ligji i privatizimit të banesave parashikonte që fëmijët mbi 18 vjeç të përfitojnë.
Kjo është dhënë si një akuzë për korrupsion nga prokuroria politike.
Edhe njëherë, prokuroria jep konkluzione që jo vetëm nuk kanë lidhje me faktet, por janë alogjike.
Për shembull, Prokuroria e Posaçme në mënyrë që të rëndojë sa më shumë faktet, pavarësisht se nuk jep natyrë penale, shprehet se pasi në vitin 1992, shtetasi Sali Berisha është zgjedhur president duke qëndruar në pushtet deri në vitin 1997, shtetasit Malltezi konstatohet se kanë filluar investime për fitim të drejtash mbi pasuri të paluajtshme.
Shtetasit Malltezi kanë përfituar siç kanë përfituar 1 milion shqiptarë nga privatizimi i banesave.
Në atë kohë që të dy nuk kanë qenë kryefamiljarë, por kanë qenë anëtarë të familjeve që kanë privatizuar në përputhje me ligjin 7652.
Ky është pra noviteti i akuzës së Altin Troplinit dhe ish-xhelatit të Sigurimit të Shtetit, sikundër dhe Enkelejda Fetahut. Sepse kjo është Balla ose Fetahu mund ta quajmë këtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA PASTRUES RRUGE, SHITËS AKULLORE NË LIDER/ Publikohen profesionet e udhëheqësve të vendeve të mëdha
Previous article "KY VIT DO NA SJELLË FITOREN"/ Berisha nga SPAK: Do realizojmë protestat me të fuqishme që ka njohur vendi

s.autor

Postime të ngjashme

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat Breaking News

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe Politikë

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend Politikë

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT